Më datë 14.04. 2025 në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjekësisë Veterinare, Dekani Prof. Arben Musliu mirëpriti znj. Barbara L. Grub, zyrtare në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë.
Për të përmirësuar qasjen e studentëve në një shumëllojshmëri të gjerë tekstesh bujqësore, znj. Barbara L. Grub dhuroi disa nga librat e saj personal akademikë në bibliotekën e Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjekësisë Veterinare. Dekani Prof. Arben Musliu dhe znj. Grub diskutuan interesat e tyre të përbashkëta në bujqësi dhe për përmirësimin e mundësive arsimore në Bujqësi. Dekani Musliu gjithashtu ndau përvojën e tij të studimeve në Agrobiznes në Shtetet e Bashkuara në Universitetin e Arkansas-it përmes Programit “Ron Brown” të Departamentit Amerikan të Shtetit. Ky dhurim i librave nxjerr në pah marrëdhëniet e vlefshme në mes njerëzve nga Kosova dhe Shtetet e Bashkuara.