Të nderuar studentë,
Universiteti i Prishtinës, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Evropian, hap thirrjen për aplikim për bursa për studentët e UP-së për semestrin veror të vitit akademik 2024/2025 në Justus-Liebig-Universität Giessen, Gjermani.
Fushat e mobilitetit janë:
- Agrokulturë;
- Mjekësi Veterinare;
- Biologji;
- Kimi.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor, Master dhe PhD.
Nivelet e mobilitetit për studentët:
BA- (studentët duhet të kenë të përfunduar të paktën një vit të studimeve themelore në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë dhe të kenë notën mesatare mbi 8).
MA- (studentët duhet të kenë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë dhe të kenë notën mesatare mbi 8)
PhD- (studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet PhD në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë dhe të kenë një kontakt me ndonjë profesor në Universitetin e Giesenit, i cili do t’i mentorojë gjatë kohës së hulumtimit atje).
Kohëzgjatja e bursës:
1 semestër, rreth 5 - 6 muaj për studentë.
Bursa përfshin:
- Kompensimin mujor (850) euro,
- Kostot e udhëtimit deri në 275 euro.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
• Certifikata e notave/transkripta;
• CV (në gjuhën angleze);
• Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
• Vërtetim për statusin e studentit (i lëshuar nga fakulteti përkatës, që konfirmon semestrin/vitin e studimit, jo më të vjetër se 30 ditë nga data e lëshimit);
• Certifikata e gjuhës angleze (për nivelet MA dhe PhD) minimumi niveli B2;
• Certifikata e gjuhës gjermane (për nivelin BA)minimumi niveli B2;
• Studentët e PhD-së duhet të kenë një letër konfirmimi nga një profesor në universitetin pritës, i cili do t’i mbikëqyrte gjatë hulumtimit.
Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.
Për më shumë informacione rreth mundësive që ofron UP-ja, vizitoni uebfaqen: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,138
Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në Justus-Liebig-Universität Giessen, ju lutem vizitoni uebfaqenzyrtare: http://www.uni-giessen.de/international-pages/language-courses/in.
Ndërkaq, për modulet në gjuhën gjermane, vizitoni uebfaqen:
https://www.uni-giessen.de/cms/fbz/fb09/studium/msc/mv
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 6 nëntor 2024.
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur me këtë thirrje mund ta kontaktoni znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected]
Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).
https://www.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,39,3116