Evidenca dhe Regjistrimi i Temave të Diplomimit

Me qëllim të evidentimit të saktë dhe të centralizuar të të dhënave mbi temat e diplomimit, ju njoftojmë se pas çdo mbrojtjeje të suksesshme të temës së studimit (BSc dhe MSc) është e obligueshme që të regjistrohen të dhënat përkatëse përmes formularit zyrtar.

Përmes këtij procesi do të krijohet një databazë e unifikuar e temave të përfunduara, e cila do të shërbejë për publikim në web-faqen e fakultetit, si dhe për përgatitjen e raporteve sipas nevojave të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë.

Prandaj, Regjistroni këtu të gjitha të dhënat menjëherë pas përfundimit me sukses të mbrojtjes së temës.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe kontributin në përmirësimin e proceseve akademike dhe administrative.