Stafi Vendor
Pasi të keni fituar një mobilitet dhe të jenë përcaktuar të gjitha karakteristikat e tij, ose në rastet kur planifikoni të merrni pjesë në një konferencë shkencore, trajnim, seminar apo aktivitet tjetër akademik që zhvillohet jashtë vendit, ju duhet fillimisht të protokolloni kërkesën në arkivën e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë (FBV).
Pas protokollimit të kërkesës, duhet të regjistroni pjesëmarrjen tuaj në sistem përmes linkut të mëposhtëm, në mënyrë që mobiliteti ose aktiviteti akademik të regjistrohet në bazën institucionale të të dhënave.
Pas përfundimit të mobilitetit, konferencës ose aktivitetit përkatës, ju duhet të ngarkoni raportin e vizitës në linkun e mëposhtëm, duke përfshirë informacionin dhe dokumentacionin përkatës lidhur me aktivitetin e realizuar.
Ndjekja e hapave të sipërpërmendur është e detyrueshme.
Shënim: Gjatë realizimit të këtyre procedurave, ju lutemi të respektoni rregulloret dhe procedurat përkatëse institucionale.
Këtu plotësoni formularin online -(kliko)
Raportimi pas përfundimit të mobilitetit
Ngarkoni këtu raportin e mobilitetit -(kliko)