Studentët Vizitor
Pasi të keni arritur në ambientet e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, pavarësisht nga qëllimi i vizitës suaj (mobilitet akademik, ndjekje të ligjëratave, trajnim, bashkëpunim shkencor apo aktivitete të tjera akademike), ju duhet të regjistroni aktivitetin tuaj në sistemin online përmes linkut të mëposhtëm, në mënyrë që aktiviteti juaj akademik të regjistrohet në bazën institucionale të të dhënave.
Pas përfundimit të vizitës suaj, ju lutemi që të ngarkoni raportin e aktiviteteve të realizuara në linkun e mëposhtëm, duke përfshirë informacionin dhe dokumentacionin përkatës lidhur me aktivitetin e zhvilluar gjatë qëndrimit tuaj në Fakultet.
Ndjekja e hapave të sipërpërmendur është e obligueshme.
Forma e aplikimit për Mobilitet -(kliko)
Raportimi pas përfundimit të mobilitetit
Ngarkoni këtu raportin e mobilitetit -(kliko)