Studentët vendor
Pasi të keni fituar një mobilitet që do të zhvillohet jashtë vendit, ju duhet fillimisht të plotësoni formularin e bashkëngjitur (të cilin mund ta përshtatni sipas nevojës suaj duke mos ndryshuar karakteristikat e tij). Pas plotësimit, formulari duhet të printohet, të nënshkruhet dhe të protokollohet në arkivën e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë (FBV).
Pas protokollimit të kërkesës, duhet të regjistroni pjesëmarrjen tuaj në sistemin online përmes linkut të mëposhtëm, në mënyrë që mobiliteti të regjistrohet në bazën institucionale të të dhënave të FBV-së.
Pas përfundimit të mobilitetit, ju duhet të ngarkoni raportin e vizitës në linkun e mëposhtëm, duke përfshirë informacione për aktivitetin e realizuar gjatë mobilitetit.
Në rast se gjatë mobilitetit keni ndjekur ligjërata dhe keni fituar ECTS kredite, për transferimin e tyre duhet të paraqisni kërkesë në sistemin SEMS. Për informata shtesë, ju lutemi kontaktoni Koordinatorin për Zhvillim Akademik të FBV-së.
Ndjekja e hapave të sipërpërmendur është e detyrueshme.
Shënim: Gjatë realizimit të mobiulitetit, ju lutemi të respektoni rregulloret dhe procedurat përkatëse institucionale.
Aplikimi për Mobilitet -(kliko)
Raportimi pas përfundimit të mobilitetit
Ngarkoni këtu raportin e mobilitetit -(kliko)
Deklaratë e studentit/es për Mobilitet -(shkarko)