Studentët
Kjo faqe shërben për studentët që realizojnë mobilitete apo vizita studimore në kuadër të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, qofshin vendorë apo vizitorë. Ky proces përdoret vetëm pasi të jetë siguruar realizimi i mobilitetit, me qëllim të krijimit dhe përditësimit të bazës së të dhënave institucionale.
Procedura përbëhet nga tre hapa kryesorë:
1. Protokollimi i kërkesës
2. Regjistrimi online në sistem
3. Raportimi
Shpjegimet e detajuara për secilin hap do t’i gjeni pasi të përzgjidhni nëse jeni student vendor apo student vizitor.