Mobilitet për Staf dhe Studentë

Në këtë pjesë të web-faqes regjistrohen dhe ngarkohen raportet e të gjitha mobiliteteve akademike të realizuara nga stafi dhe studentët e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, si dhe të mobiliteteve të stafit dhe studentëve vizitorë që zhvillojnë aktivitete akademike në Fakultetin tonë.

Mobilitetet mund të realizohen në kuadër të programeve dhe aktiviteteve të ndryshme ndërkombëtare, si ERASMUS+, CEEPUS, trajnimet profesionale, konferencat shkencore, vizitat studimore dhe forma të tjera të bashkëpunimit akademik.

Në këtë faqe, të gjitha mobilitetet duhet të regjistrohen në databazat përkatëse, duke përfshirë informacionin bazë për programin, institucionin pritës ose dërgues, periudhën e mobilitetit dhe pjesëmarrësit.

Pas përfundimit të mobilitetit, përfituesit janë të obliguar të ngarkojnë raportin përfundimtar të mobilitetit dhe dokumentacionin përkatës, me qëllim të dokumentimit institucional dhe përmirësimit të proceseve të bashkëpunimit ndërkombëtar.