Akreditimi dhe Cilësia

Programet e studimit në Republikën e Kosovës akreditohen nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), e cila është institucioni përgjegjës për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë. AKA është themeluar në bazë të legjislacionit përkatës (LIGJI NR. 08/L-110) dhe vepron si organ i pavarur që realizon akreditimin, riakreditimin dhe monitorimin e institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve të tyre të studimit.

Procedurat dhe standardet e akreditimit janë të përcaktuara në dokumentet zyrtare të AKA-së, veçanërisht në Manualin e Akreditimit (Nr. 04/2024), ku përshkruhen kriteret, standardet dhe hapat e procesit të vlerësimit të jashtëm të cilësisë.

Procesi i akreditimit të programeve studimore përfshin tri faza kryesore që përbëjnë ciklin e plotë të akreditimit:

1) Përgatitjen dhe aplikimin në AKA për akreditim të programeve të studimit,

2) Vlerësimin e programeve të studimit nga ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë, dhe

3) Fazën e post-akreditimit, e cila përfshin monitorimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së programeve të akredituara.

Faza e parë është me rëndësi të madhe prandaj Universiteti i Prishtinës ka miratuar rregullore Nr. 782, me 14.04.2025 “Rregullore për procesin e vlerësimit të brendshëm në procedurën e akreditimit dhe riakreditimit institucional dhe atë të programeve të studimit në Universitetine  Prishtinës” e cila përcaktojnë procedurën e vlerësimit të brendshëm dhe përgatitjen e dokumentacionit për procesin e akreditimit dhe riakreditimit të programeve studimore.

Faza e dytë e procesit të akreditimit përbëhet nga vizita në terren e ekipit të ekspertëve ndërkombëtarë, zakonisht i përbërë nga tre ekspertë, së bashku me përfaqësues të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA). Gjatë kësaj vizite organizohen takime me menaxhmentin e fakultetit, zyrën për sigurimin e cilësisë, bartësit e programeve të studimit, studentët aktualë dhe të diplomuarit. Në rastin e riakreditimit të programeve, zhvillohen takime edhe me përfaqësues të institucioneve ose organizatave ku janë të punësuar të diplomuarit. Ekipi i ekspertëve viziton gjithashtu infrastrukturën dhe të gjitha kapacitetet relevante për realizimin e programit të studimit.

Ekspertët janë të pajisur paraprakisht me të gjithë dokumentacionin e aplikimit dhe raportin e vetëvlerësimit para realizimit të vizitës. Pas përfundimit të procesit të vlerësimit, ekspertët përgatisin një raport të detajuar i cili i dorëzohet menaxhmentit të fakultetit. Institucioni ka të drejtë të reagojë ose të japë komente në rast se nuk pajtohet me ndonjë pjesë të raportit.

Më pas, Këshilli Shtetëror i Cilësisë merr vendimin për akreditimin ose mosakreditimin e programit të studimit, duke u bazuar në rekomandimet e ekspertëve. Për çdo vendim jepen argumente dhe evidenca që arsyetojnë përfundimin e procesit të vlerësimit. Periudha e akreditimit zakonisht është 3 ose 5 vite.

Faza e tretë lidhet me periudhën pas akreditimit dhe përfshin monitorimin e vazhdueshëm të përmbushjes së kushteve të akreditimit nga AKA, si dhe përcjelljen e zbatimit të rekomandimeve të ekspertëve për përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë së programit të studimit.

Në vazhdim paraqitet organogrami i cili paraqet dinamikën e procesit përgaditorë për akreditim/ri-akreditim të programeve studimore.

PËRSHKRIM I PROCESIT PËRGATITOR PËR AKREDITIM/RIAKREDITIM TË PROGRAMEVE STUDIMORE

AKTIVITETI

AFATI KOHOR

PERSONAT

PËRGJEGJËS

Njoftimi për fillimin e procesit të akreditimit dhe riakreditimit të programeve të  studimit.

1 janar në vitin para 

skadimit të akreditimit

ZZhA

Sqarim: Njësitë akademike në vazhdimsi, pa marr parasysh këtë afat kohor zbatojnë mekanizmat që lidhen me sigurimin e cilësisë dhe dokumentimit të  zhvillimit. Ndërsa, më së largu deri me datë 1 janar NjA informohen zyrtarisht nga ZZhA për fillimin e përgatitjes së dokumententeve relevante për programet  studimore të cilat i nënshtrohen procesit të akredititmit/riakreditimit.

Fillimi i përgatitjes së Raporteve te vetëvlerësimit (RVV) për akreditim/ri-akreditim dhe  aplikacioneve te programeve studimore

Pas njoftimit nga ZZhA nga  data 1 janar në vitin 

përkatës për aplikim për  ri/akreditim

Dekani/ja

Është përgjegjësi e Dekanit të NjA për fillimin e organizimit të përgatitjes së programeve studimore nga data 1 janar konkretisht, përgatitjen e RVV dhe  aplikacioneve për programet në proces të ri/akreditimit.

Emërimi i grupeve punuese për përgatitjen e RVV-së

Fillimi i muajit janar

Shefi/ja i Dep./ 

Dekani/ja

Departamenti duhet të krijojë një grup profesional për hartimin e dokumentacionit të vetëvlerësimit për programet e studimit dhe për këtë grup të informojë  dekanin e NjA-së.Pjesë e grupit punues janë: shefi, bartësit e programit të studimit, anëtarët e departamentit dhe përfaqësues nga industria, respektivisht tregu  i punës si dhe një student/e i programittë studimit.

Shefi i Departamentit dorëzon RVV për shqyrtim nga Prodekani perkatës dhe  Komisioni i studimeve.

Më së voni deri me datën 15  mars të vitit përkatës

Shefi i Dep. dhe 

prodekani

Shefat e departamenteve pas punës së përbashkët me grupin punues dorëzojnë draftet e para të RVV tek prodekani përkatës i cili ne koordinim me Dekanin e  NjA i procedojnë për aprovim në Komisionin e Studimeve dhe Këshillin e Fakultetit të NjA.

Shqyrtimi dhe miratimi i RVV-ve nga KS në NjA dhe KF

Më së voni deri me 25 mars të vitit përkatës

KS &KF

Komisioni i Studimeve shqyrton aplikacionet dhe RVV-të e programeve përkatëse të studimit, të cilat janë në akreditim dhe ri akreditim, jep komente sipas  nevojës dhe më pas i propozon KF miratimin e tyre.

Dërgimi i RVV-ve si dhe aplikacioneve.

Më së voni deri më 1 Prill

NjA/Dekani/KZhA

Njësitë akademike nëpërmjet KZhA dorëzojnë në ZZhA dokumentet e nevojshme për aplikim ku përfshihen: Draft RVV dhe Aplikacioni (faqja e parë e  aplikacionit, rezultatet e të nxënit të programit, lista e bartësve dhe vendimi i KF).

Kontrollimi i aplikacioneve dhe dërgimi për shqyrtim në Komisionin e Sigurimit të Kilësisë (KSC).

Më së voni deri më 10 Prill

ZZhA

ZZhA kontrollon draft RVV dhe aplikacionet e pranuara nga NjA, për saktësinë e të dhënave dhe të njëjtat i përcjell në KSC për shqyrtim.

Shqyrtimi i dokumentacionit nga KSC dhe miratimi ose kthimi për plotësim/ndryshim.

10 prill – 15 maj

KSC / ZZhA

KSC shyqrton dokumentacioni e dorëzuar nga NjA dhe i miraton ose i kthen me sugjerimet për plotësim/ndryshime, përmes ZZhA duke përgatitur raport me  shkrim për secilin program studimor në akreditim dhe riakreditim.

Organizimi i takimeve me Koordinatorët për Zhvillim Akademik dhe BP

10 prill – 15 maj

KSC/ZZhA

ZZhA në koordinim me KSC, i fton kooordinatorët për zhvillim akademik dhe bartësit e programeve studimore për diksutime lidhur me programet studimore të  cilat janë proces të vlerësimin për Akreditim.

Dërgimi i raporteve të KSC nga ZZhA tek Koordinatori për Zhvillim Akademik i NjA.

Më së voni deri më 20 maj

ZZhA

ZZhA i drëgon raportet me sugjerimet e dala nga KSC për plotesim të nevojshme për të gjitha programet studimore në proces të vlerësimit.

NjA adreson komentet e dhëna nga KSC dhe ZZhA dhe i ridërgon RVV  në ZZhA, nëpërmjet KZhA.

Më së voni deri më

qershor

NjA / KZhA/ZZhA

NjA plotëson/ndryshon RVV me sugjerimet të cilat paraprakisht i ka pranuar nga KSC/ZZhA dhe e ridërgon versionin final të RVV-së në ZZhA të cilat pastaj  aprovohen nga KSC. Në të njëjtën kohë NjA mund të filloj përkthimin e RVV dhe dokumenteve relevante.

 

Verifikimi i adresimit të komenteve dhe dërgimi i programeve për akreditim/riakreditim  KS dhe Senatit.

Më së voni deri më 15 

qershor

ZZhA / KSC

Pasi të jenë verifikuar komentet e adresuara nga ZZhA/KSC, programet procedohen në KS për miratim dhe pastaj në  Senat.

Dërgimi i programeve për miratim në KS dhe Senatin e UP.

Më së voni deri më 18 

qershor

ZZhA

ZZhA i procedon per miratim në KS dhe më pastaj në Senat vetëm programet studimore të cilat janë në proces të Akreditimit.

Miratimi i programeve të studimit për akreditim nga KS dhe Senati i UP-së.

20 qershor – 10 korrik

KS dhe Senat

KS, pastaj Senati i Universitetit i miraton ose jo programet studimore të cilat janë në process të akreditimit.

Dorëzimi i aplikacioneve për akreditim dhe riakreditim në Agjencinë e Kosovës për Akreditim

Brenda datave 1- 31 korrik

ZZhA

Zyra për Zhvillim Akademik dorëzon Aplikacionet për ri/akreditim brenda afatit kohor spas ligjit të Agkencisë për Akreditim

Dorëzimi i dosjes së plotë me dokumentacionin përkatës (RVV, CV, Syllabuset) në të  dy gjuhët (shqip&anglisht) dhe dokumentet tjera relevane në ZZhA.

Më së voni deri më 31 

korrik

NjA/KZhA

Njesitë Akademike obligohen që nëpërmjet KZhA, brenda periudhës 1deri 31 korrik të dorëzojnë dosjen e plotë në ZZhA përfshi RVV, Syllabuset e lëndëve dhe  CV në të dy gjuhët (shqip & anglisht), si dhe dokumente tjera relevante për programet studimore.

Deklarimi i stafit akademik në e-akreditimi

Nga data 1 deri 31 korrik

ZZhA/NjA/ KZhA

Brenda afatit ligjor, nga data 1- 31 korrik obligohet i gjithë stafi akademik te deklarohen në platformën e-Akreditimi.

Dorëzimi i dosjes së plotë me dokumentacionin përkatës (RVV, CV, Syllabuset) në të  dy gjuhët (shqip&anglisht) dhe dokumentet tjera relevane në ZZhA.

Më së voni se 15 ditë pune  pas miratimit të aplikacionit nga KSHC/AKA

ZZhA

Bazuar në Ligjin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Zyra për Zhvillim Akademik e dorëzon Dosjen e plotë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim brenda15  dite pas aprovimit/miratimit të aplikacioneve nga KSHC/AKA.

 

Sipas vendimit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, me referencë 609/25, të datës 02.06.2025, programi i studimit “Mjekësi Veterinare” është akredituar për periudhën 1 tetor 2025 deri më 30 shtator 2028.

Duke pasur parasysh kohëzgjatjen e akreditimit dhe procedurat e përcaktuara për përgatitjen e dokumentacionit, procesi për riakreditimin e programit duhet të fillojë më 1 janar 2027. Për këtë arsye, në tabelat e paraqitura më sipër afatet kohore janë përcaktuar në mënyrë që aktivitetet përgatitore të zhvillohen gjatë vitit paraprak para skadimit të akreditimit, në përputhje me dinamikën institucionale të përgatitjes së aplikacioneve për riakreditim.

Tabela 1. Shkurtesat e përdorura ë këtë dokument

Nr

Shkurtesa

Kuptimi

1

AKA

Agjencia e Kosovës për Akreditim

2

BP

Bartësi i Programit

3

CV

Corriculum Vitae

4

KF

Këshilli i Fakultetit

5

KShC

Këshilli Shtetëroë i Cilësisë

6

KS

Komisioni i Studimeve

7

KSC

Komisioni i Sigurimit të Cilësisë

8

KZhA

Koordinatori për Zhvillim Akademik

9

NjA

Njësia Akademike

10

RVV

Raporti i Vetëvlersimit

11

ShD

Shefi i Departamentit

12

UP

Universiteti i Prishtinës

13

ZZhA

Zyra për Zhvillim Akademik