Zhvilimi Akademik dhe Ndërkombëtarizimi

Zhvillimi akademik dhe ndërkombëtarizimi përbëjnë një nga shtyllat kryesore të veprimtarisë së Fakultetit. Në këtë kuadër synohet përmirësimi i vazhdueshëm i programeve të studimit, metodave të mësimdhënies dhe kapaciteteve kërkimore, në përputhje me standardet bashkëkohore të arsimit të lartë dhe parimet e Procesit të Bolonjës.

Fakulteti angazhohet në zhvillimin e programeve studimore të akredituara, në avancimin e cilësisë së mësimdhënies dhe në përfshirjen aktive të stafit dhe studentëve në aktivitete akademike dhe kërkimore. Në të njëjtën kohë, ndërkombëtarizimi promovohet përmes bashkëpunimeve me universitete dhe institucione kërkimore ndërkombëtare, mobilitetit të stafit dhe studentëve, si dhe pjesëmarrjes në projekte dhe rrjete shkencore ndërkombëtare.

Këto aktivitete kontribuojnë në shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe praktikave më të mira akademike, duke forcuar dimensionin ndërkombëtar të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor në Fakultet.