Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për mobilitete, në "Savonia University of Applied Sciences", Finlandë, në kuadër të programit Erasmus+ DualAFS, për semestrin veror 2022/2023 (prej 9 Janar – 7 Prill, 2023).
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor (7 bursa 3 mujore) për semestrin veror 2022/2023.
Kandidatëve të përzgjedhur për këtë mobilitet, do të i`u mbulohen shpenzimet e udhëtimit, qëndrimit dhe pagesa e semestrit në Universitetin pritës, sipas udhëzimit të programit Erasmus+ DualAFS.
Të drejtë aplikimi kanë studentët e programeve: Prodhim shtazor, Mjekësi Veterinare dhe Teknologji Ushqimore me Bioteknologji.
Kurset që ofrohen:
Nr. |
Të obligueshme |
Nr. |
Zgjedhore |
1 |
Orientation (1 ECTS) |
1 |
Circular Economy in Agriculture (5 ECTS) |
2 |
Communication skills (5 ECTS) |
2 |
Animal Production and Environment (3 ECTS) |
3 |
Survival Finish (3 ECTS) |
3 |
Agriculture in Global Context (5 ECTS) |
|
|
4 |
Animal Welfare (5 ECTS) |
|
|
5 |
Animal Breeding Practices (3 ECTS) |
|
|
6 |
English for Working Life (5 ECTS) |
|
|
7 |
Research Methodology (3 ECTS) |
|
|
8 |
Food Chain Challenges (5 ECTS) |
|
|
9 |
Green Care (5 ECTS) |
Studentët duhet të akumulojnë së paku 15 ECTS.
Vërejtje: Studentët janë obliguar të përmbushin kërkesat rreth regjistrimit të semestrave në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Certifikata e notave/Transkripta
- Vërtetimin e studentit që duhet të nxirret në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë
- CV (në gjuhën angleze).
- Kopja e pasaportës (faqja që përmban emrin, foton dhe të dhënat personale)
- Kërkohen njohuri të mjaftueshme komunikimi në gjuhën angleze (e barasvlershme me nivelin B1).
- Letër motivuese në gjuhën angleze.
Afati për aplikim është deri më 06 Tetor 2022 deri në ora 16:00. Intervistimi i aplikantëve do të bëhet me datë 10 tetor 2022, prej orës 10:00, në objektin e gjelbër.
Dokumentet me titull "Savonia University" duhet të dërgohen të skanuara në pdf file, tek: [email protected].
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Për më shumë informata rreth mobiliteteve dhe dërgimit të dokumenteve mund të adresoheni në e-mailin [email protected].