FBV nderon stafin akademik dhe administrativ të pensionuar gjatë vitit 2021

29 Dhjetor 2021
SHARE

Sikurse çdo fundvit, edhe kësaj radhe me iniciativën e menaxhmentit, respektivisht Dekanit të
FBV-së Prof. Asoc. Dr. Bedri Dragusha në bashkëpunim me Sindikatën e UPHP-së, në vigjilje të
ndërrimit të motmoteve u organizua Drekë Tradicionale e fundvitit.  

Në këtë ceremoni përveç menaxhmentit të FBV-së, stafit akademik, stafit administrativ dhe
përfaqësuesëve të këshillit të studentëve prezent ishin edhe Rektori i UP-së Prof. Dr. Naser Sahiti
së bashku me të gjithë prorektorët e UP-së.  

Dekani i FBV-së me rastin e pensionimit të disa prej kolegëve, shfrytëzoj rastin që në shenjë
mirënjohje dhe falenderimi për kontributin e tyre ndaj fakultetit dhe në veçanti ndaj studentëve,
të ju ndaj nga një mirënjohje për: Prof. Mujë Gjonbalaj, Prof. Mustafë Pllana, Prof. Nuridin
Mestani, si dhe për stafin administrativ z. Selim Kida dhe z. Ismet Ajvazi.  

Një mirënjohje e veçantë iu nda edhe Prof. Dr. Curtis Youngs nga IOWA State University
(SHBA) për kontributin dhe mbështetjn e pakursyer dhjetëvjeçare të tijë dhënë Universitetit të
Prishtinës dhe Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, i cili aktualisht po qëndron në Kosovë me
qëllim të funksionalizimit të institutit të Bujqësisë dhe Veterinarisë.  

Poashtu, gjatë kësaj ceremonia Këshilli i Studentëve të FBV-së, për kontributin e dhënë në
zhvillimin e fakultetit dhe shërbimin ndaj studentëve ndau mirënjohje për Dekanin, Prodekanët
dhe stafin administrativ të shërbimit të studentëve pranë FBV-së.