Urimi në ndërrimin e moteve

31 Dhjetor 2020
SHARE

Të nderuar kolegë/e,

Shumë i respektuar staf akademik, administrativ dhe student të Fakultetit të Bujqësisë dhe
Veterinarisë.

Meqenëse, jemi në prag të ndërrimit të viteve, më lejoni që në cilësinë e Dekanit dhe në emër të
menaxhmentit të FBV së të ju drejtohem me këtë letër urimi.

Fillimisht, jam i vetdijshëm që vitin që po e lëm pas s’ishte aspak i lehtë për shumicën prej nesh.
Mes tjerash, për herë të parë prej themelimit të UP së dhe FBV së , u ballafaquam me një gjendje jo
normale dhe aspak të lehtë – “COVID 19” (sfidë kjo jo vetëm për vendin tonë por në nivel
global).

Madje, disa prej nesh u sprovuan edhe me humbje të familjarëve dhe miqëve.
Përkundër sfidave të mëdha, ne arritëm që për një kohë rekorde dhe në mënyrë mjaft të
suksesëshme të transformojmë edhe mënyrën e ligjërimit nga distanca.

Me shpresë se jemi në përfundim të kësaj pandemie, shfrytëzoj nga rasti që në këtë ndërrim viti
të ju uroj shëndet dhe mbarësi për Ju dhe më të dashurit Tuaj në Vitin e Ri 2021.
Gëzuar dhe shumë suksese në të gjitha drejtimet!

I juaji,
Prof. Asoc. Dr. Bedri Dragusha,

P.S. Këtu e keni linkun ku mundë ta gjeni DOKUMENTARIN nga manifestimi me rastin e
kremtimit të 40 vjetorit të themelimit të FBV së (mbajtur më 9, dhjetorë 2014 (kliko)).