NJOFTIM: Ftesë në sesion informues për studentë nga drejtimet e bujqësisë dhe teknologjisë ushqimore

25 Dhjetor 2020
SHARE

FTESË

NË SESION INFORMUES PËR STUDENTË NGA DREJTIMET E BUJQËSISË DHE TEKNOLOGJISË USHQIMORE

Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke zbatuar projektin “Mbështetja në punësimin e të rinjve dhe grave në zonat rurale përmes zhvillimit të bujqësisë” projekt dyvjeçar (2020-2022), i përkrahur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Projekti do të përfshijë komunat: Mitrovicë e Jugut dhe Shtime, të cilat janë bashkë-aplikuese dhe partnere të projektit.

Marrë parasysh kushtet e krijuara nga pandemia COVID-19 dhe rregullave të publikuara nga IKSHPK për parandalim të përhapjes së virusit, IADK do të organizojë sesion informues përmes platformës digjitale “ZOOM”, me datë 29.12.2020 nga ora 10.00, ku ndjekësit do të kenë mundësinë të marrin informata për programin e praktikës me pagesë për studentë nga komunat e lartpërmendura.

Gjatë sesionit informues, të interesuarit do të njoftohen për mundësitë që ofron projekti rreth trajnimeve me të cilat do të përkrahen studentët përfitues, kohëzgjatjen e praktikës, dhe vendet ku mund të angazhohen studentët gjatë kohës së praktikës.

Për qasje në sesion informues ju mund të klikoni mbi këtë link, https://us02web.zoom.us/j/823%204348%209766 apo mund të kyqeni edhe përmes numri identifikues të sesionit: 823 4348 9766.

Për informata më të hollësishme në lidhje me projektin dhe qasjes në sesion informues mund të na kontaktoni edhe përmes adresës elektronike: [email protected], [email protected], apo përmes numrave të telefonit: 044 240 106 dhe 049 973 204, ( Kliko).

--
Qendra për Zhvillim të Karrierës
Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina"


Adresa: Biblioteka Kombëtare e Kosovës
Kati i I-rë
Tel: 038/ 248 925

               248 926