NJOFTIM / Për hapjen e SEMS-it për afatin e Nëntorit 2020 për paraqitje të provimeve

03 Dhjetor 2020
SHARE

Njoftohen të gjithë studentët e nivelit të studimeve Bachelor dhe Master se nga data  03.12.2020 deri me 08.12.2020, në ora 16:00, do të jetë i hapur SEMS-i për paraqitje të provimeve për afatin e nëntorit të vitit akademik 2020/2021.

Pasiqë afati i nëntorit është afat plotësues, studentët kanë të drejtë të paraqesin deri në dy provime.

Mbajtja e provimeve do organizohet sipas datave dhe kohës së publikuar në web-faqe të fakultetit.

Studentët të cilët nuk i kanë kryer obligimet e pagesës së semestrit dimëror nuk kanë të drejtë të paraqesin provime apo të kryejnë shërbime për vitin akademik 2020/2021.


Njejten orar të provimeve është për studentët që janë me Index.



Orari i provimeve në studimet themelor Bsc Online SEMS.(kliko),
 

Orari i provimeve në studimet Master Msc Online SEMS. (kliko).


Për mbajtjen e provimeve dhe aktiviteteve tjera edukative, jemi të obliguar ti respektojmë udhëzimet e Institucioneve Shëndetësore për mbrojtje ndaj COVID-19:

Nuk do të lejohet hyrja në provim për studentët pa:

1. MBAJTJEN E MASKAVE MBROJTESE

2. MBAJTJEN E DISTANES FIZIKE


Faleminderit,

Prodekan për çështjen mësimore

Prof. Asoc. Dr. Alltane KRYEZIU


Vërejtje: Të nderuar studentë kërkojmë nga ju që të respektoni  masave mbrojtëse kundër COVID-19 .