Fillimi i vitit të ri akademik 2020/21

04 Tetor 2020
SHARE

I nderuari personel akademik, administrativë, student (dhe të tjerë) të Fakultetit të
Bujqësisë dhe Veterinarisë,

Duke ju dëshiruar shëndet për Ju dhe gjithë të afërmit Tuaj, ju uroj fillim të mbarë
të vitit të ri akademik 2020/21.

Me vendimin e Ministrit të Arsimit dhe Senatit të UP së , procesi mësimor për vitet
II-të , III-të (si dhe IV-të , V-të Mjekësi Veterinare) ka filluar më 01. 10. 2020, ndërsa për
vitin e I-rë do të filloj më 15. 10. 2020.

Pjesa teorike e mësimit do të mbahet nga distance (virtuale), derisa pjesa praktike
(konkretizuese-laboratorike) në Objektet e Fakultetit, (do të lejohet edhe metoda e
“kombinuar”).

Orarin e mësimit e gjeni në web-faqen e FBV-së.

Për shkak të përgatitjeve dhe organizimit të provimit pranues për studentët e rinjë,
të enjten dhe të premten e kaluar mësimi nuk ka mundë të mbahet dhe uroj që nga
nesër (e hënë, 05. 10. 2020) të fillojmë më mbajtjen e mësimit.

Me shumë respekt,

Dekani

Prof. Asoc. Dr. Bedri Dragusha