Hapet Thirrja për Bursa, në Programin Erasmus+ në “Nürtingen-Geislingen University (HfWU)”, Gjermani dhe "Savonia University of Applied Sciences”, Finlandë

20 Dhjetor 2021
SHARE

Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për mobilitete, në “University of Nürtingen-Geislingen (HfWU)” në Gjermani dhe në "Savonia University of Applied Sciences", Finlandë, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin veror 2022.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
Shkëmbimin e stafit akademik për trajnim
•    Dy mobilitete 14 ditore në Universitetin "Nürtingen-Geislingen (HfWU)”.
•    Dy mobilitete 14 ditore në "Savonia University of Applied Sciences”. 
•    Një mobilitet 3 mujore në "Savonia University of Applied Sciences”. 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:
•    Të jetë mësimdhënës në marrëdhënie të rregullt pune në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë.
•    CV (në gjuhën angleze).
•    Kopja e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale)
•    Kërkohen njohuri të mjaftueshme komunikimi në gjuhën angleze ose gjermane (për Gjermani).
•    Kontrata e punës dhe Vendimi.
•    Letër motivuese në gjuhën angleze.

Kushtet:
Kandidatëve të përzgjedhur për këtë mobilitet, do të i`u mbulohen shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit, sipas udhëzimit të programit Erasmus+. 

Afati për aplikim për semestrin veror është deri më 06  Janar 2022.
Dokumentet me titull "Savonia University " dhe "Nürtingen-Geislingen University” duhet të dërgohen të skanuara në pdf file, tek: [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Për më shumë informata rreth mobiliteteve dhe dërgimit të dokumentëve mund të adresoheni në e-mailin e sipërshënuar, (kliko).