Erasmus +, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara –AERES në Holandë

28 Dhjetor 2022
SHARE

Hapet thirrja për mobilitete në programin Erasmus +, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara –AERES në Holandë

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për mobilitete në University of Applied Science- AERES, në Holandë, në kuadër të programit Erasmus+ për semestrin dimëror të vitit akademik2023/2024.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve nga Fakulteti i Bujqësisë, konkretisht programet më poshtë: 

- Farm management analysis and practical training,  

- Dairy nutrition,

- Dairy health,

- Breeding,

- Grassland and fodder crop management.

 

Për më shumë informata rreth AERES luteni ta vizitoni ueb faqen:  Faculteit Dronten (aereshogeschool.nl)  

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

- CV në gjuhën angleze;

- Transkripti i notave (jo më i vjetër së një muaj);

- Vërtetimi që dëshmon se jeni student i UP-së (jo më i vjetër së një muaj);

- Letër motivimi; 

- Kopja e pasaportës;

- Certifikata e gjuhës angleze (niveli i gjuhës angleze B2).

Nga ju kërkohet që të merrni pjesë në programet përgatitoreonline të organizuar nga AERES.

Afati për aplikim është: 15 janar 2023.

Dokumentet me titull  "AERES-Netherlands" duhet të dërgohen të skanuara në adresën [email protected] Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.


 Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument të vetëm në PDF. 

Për më shumë informacione rreth mundësive që ofron UP-ja vizitoni ueb faqen: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,66