Ju njoftojmë se afati për regjistrimin e semestrit dimëror të vitit akademik 2022/23, për studentët e të gjitha niveleve të studimit, do të jetë i hapur në Sistemin Elektronik për Menaxhimin e Studentëve (SEMS), prej datës 03.10.2022 deri më 21.10.2022.
Studentëve të rregullt të niveleve bachelor dhe master, të cilët regjistrohen për herë të parë në semestrin e vitit përkatës (sipas kushteve të përcaktuara nga Senati i UP-së) e të cilët lirohen nga pagesa e tarifës së shkollimit sipas nenit 5 të UA (MASHTI) Nr. 09/2021 dhe vendimeve përkatëse të Këshillit Drejtues të UP-së, do t'u regjistrohet me automatizëm semestri dimëror i vitit akademik 2022/23.