"Stafi akademik i FBV-së realizon vizitë studimore një-javore në Universitetin Justus-Liebig në Gießen, Gjermani, me fokus: Shkëmbimi i studenteve dhe bashkëpunimi për thirrjet në kuadër të Erasmus+"

17 Dhjetor 2021
SHARE

Me ftesë të Prof. Rainer Waldhardt, nga departamenti i ekologjisë dhe Prof. Stefanie Gleiser nga departamenti i mikrobiologjisë aplikative, Prof. Dr. Arben Mehmeti dhe Prof. asist. Rreze Gecaj nga Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë kanë realizuar nje vizitë studimore një-javore në Universitetin Justus-Liebig në Gießen të Gjermanisë.
Gjatë kësaj vizite është diskutuar progresi i studentëve përgjatë këtij semestri si dhe mundësitë për mentorimin/mbikqyrjen e studentëve të rinjë, që tani më janë pranuar për të qëndruar për një semester në JLU Gießen në kuadër të projektit Erasmus+.

Në përgjithesi, vizita ishte shumë e sukseseshme dhe takimet me profesoret nga deparamentet e lartë cekur janë shfrytëzuar edhe për të inicuar forminin e konsorciumeve për aplikimet e radhes në Erasmus+.

Falenderojme në veçanti Prof. Rainer Waldhardt për këtë bashkëpunim dhe kontributin e palodhshem dhe shumë të çmuesheme për vizitat studimore përmes projekteve të ndryshme për stafin akademikë dhe studentet e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë si dhe për mbështetjen e gjashtë studenteve PhD që nga viti 2004.

Këtë semester 14 studentë nga departamentet e ndryshem të Universitetit të Prishtinës, janë të angazhuar në projekte inovative që përfshijnë tema nga ushqimet e reja (novel foods), fermentimi si metode për ngritje të vlerës ushqyese, siguria ushqimore, ekologjia e barojave dhe planifikimet në bujqësi. 

Për të konkretizuar idetë edhe iniciativat bashkëpunuese, gjatë janarit të vitit 2022 Dekani i FBV-së Prof. Asoc. Bedri Dragusha së bashku me prodekanet Prof. Asoc. Alltane Kryeziu dhe Prof. Asoc. Jehona Shkodra si dhe Prof.Dr. Arben Mehmeti janë të ftuar të vizitojnë Universitetin Justus-Liebig në Giessen.

Stafi akademik i FBV-së realizon vizitë studimore një-javore në Universitetin Justus-Liebig në Gießen, Gjermani  (kliko).