Profesori nga IOWA vizitoi Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë

14 Dhjetor 2021
SHARE

Sot, në ambientet e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë u mirëprit Profesori nga IOWA State University, Prof. Curtis Youngs, I cili u shoqërua nga ana e Dekanit dhe Prodekanit. Tema kryesore e këtij takimi ishte planifikimi dhe implementimi për funskionalizimin e Institutit të Bujqësisë dhe Veterinarisë në kuadër të FBV-së.

Gjatë këtij takimi, u diskutuan sfidat në aspektin ligjor dhe financiar lidhur me Institutin si dhe eksperiencat e tij në SHBA. Ndër të tjera, Prof. Youngs u zotua që do të kontriboj në zhvillimin e Institutit të Bujqësisë dhe Veterinarisë dhe t’a bëj të njejtin model për vendet e regjionit.