PROGRAMI STUDIMOR NË NIVELIN MASTER “BUJQËSIA URBANE” DHE SYLLABUSI I PROGRAMIT

10 Gusht 2021
SHARE

Programi studimor Msc. (120 ECTS) “Bujqësia Urbane” është zhvilluar në kuadër të projektit Erasmus Plus BUGI dhe bazohet në përvojat e Universitetit SWUAS në Gjermani, Universitetit të Bolonjës në Itali, Universitetit të Lubjanës në Slloveni, Universitetit të Sarajevës dhe Mostarit në Bosnje dhe Hercegovine dhe Universiteti DG në Malin e Zi. Pragrami Msc. është program i përbashkët i Universitetit të Prishtinës, Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë dhe Universitetit të Pejës, Fakultetit të Agrobiznesit, i akredituar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim. 

Ky program studimor ne nivelin master është ndërdisiplinor dhe ka për qëllim nxitjen e ndërkombëtarizimit të procesit mësimor dhe të sigurojë fleksibilitet dhe lëvizshmëri të të mësuarit. Duke vepruar kështu, projekti do të rrisë kapacitetet, qëndrueshmërinë dhe atraktivitetin duke diversifikuar mundësitë e punësimit dhe përfshirjen sociale. Projekti do të kontribuojë në rritjen e punësimit të studentëve dhe zhvillimin e rrjeteve të reja dhe zinxhirëve alternativ të furnizimit me ushqim. Rezultatet e këtij programi studimor shkencor do të rrisin qëndrueshmërinë urbane dhe zhvillimin e ekonomisë së gjelbër në Kosove.

SYLLABUSI I PROGRAMIT STUDIMOR “BUJQËSIA URBANE” duke klikuar KËTU.