Konkursi për Pranim në Programin Profesional

03 Gusht 2021
SHARE

Ne kuadër te projektit Erasmus Plus BUGI, që implementohet nga Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti Haxhi Zeka ne Peje, është validuar dhe akredituar programi “Prodhuesit e kulturave të përziera dhe të kafshëve” nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) për të u përfshirë në Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve (KKK) niveli i IV.

Në kuadër të këtij Programi do të ofrohen trajnime profesionale për 30 kandidatë të ndarë në 2 grupe (1 grup deri në 15 kandidatë) për kualifikimin “Prodhuesit e kulturave të përziera dhe të kafshëve”.

Ky kualifikim ka maksimum 60 kredi të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP) të bazuara në “ECVET” (Sistemi Evropian i Kredive për Arsim dhe Aftësim Profesional). Por, kandidatet do të kenë mundësi të ndjekin module specifike varësisht nga interesi i tyre qe mund të kenë dhe do të certifikohen për ato module (nëse nuk janë të interesuar të ndjekin të gjitha modulet e parapara). Prandaj, ka mundësi qe kandidatet te ndjekin minimum 2 module dhe te certifikohen për këto module.

Kandidatët qe përfundojnë me sukses modulet/kualifikimin do të pajisjen me certifikatë të njohur ndërkombëtarisht.

Paraqitja e dokumenteve në objektin e Universitetit Haxhi Zeka, Fakulteti i Agrobiznesit (UHZ), zgjatë deri më 06.08.2021 në ora 16.00 (E premte). Me rastin e paraqitjes, kandidatët duhet t’i sjellin këto dokumente: 1. Certifikatën e lindjes (origjinal),

2. Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme (origjinal, të noterizuara ose dublikat),

3. Diplomën e kryerjes së shkollës së mesme ose certifikatën të maturës, nëse ka pasur provim të maturës (origjinal, të noterizuar ose dublikat),

4. Kopjen e letërnjoftimit,

5. Fletëparaqitja e plotësuar shkarkohet gjatë aplikimit online nga interneti: Vegza (Linku) për konkurrim online përmes Internetit është https://sems.unhz.eu/Aplikimi

6. Pagesën prej 2.5 Euro në bankë.

Fletëparaqitja dhe pagesa mund të bëhen me ndihmën e stafit të UHZ me rastin e dorëzimit të dokumenteve për regjistrim.

Provimi pranues do të mbahet me datë 07.08.2021 (E shtunë) në ora 10:00, në objektet e Fakultetit të Agrobiznesit.

Informata më të hollësishme mund të gjeni në linkun:

http://unhz.eu/konkurs-per-pranimin-e-kandidateve-per-kualifikim-profesional-prodhuesit-e-kulturave-te-perziera-dhe-kafsheve/