Profesor Bajram BERISHA është zgjedhur anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

02 Korrik 2021
SHARE

Te nderuar kolegë,

Kemi kënaqësinë e veçantë të ju informojmë se kolegu ynë Profesor Bajram Berisha, më 27 maj 2021 u zgjodh anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (ASHSH), me vota unanime të Asamblesë së Akademisë.

Institucioni më i lartë i shkencave i Republikës së Shqipërisë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë (ASHSH), më 28 maj 2021 në mbledhjen solemne të Asamblesë së saj ia dorëzoi Profesor dr. habil. Bajram Berishës certifikatën anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Kryetari i ASHSH-së, Akademik Skënder Gjinushi, me rastin e dorëzimit të certifikatës anëtar i jashtëm i ASHSH-së profesor Bajram Berishës, ndër të tjera tha: “Prof. Bajram Berisha i zgjedhur nga Asambleja e ASHASH me të gjitha votat pro, është mësimdhënës universitar në Kosovë, në Gjermani e në Shqipëri. Prof. Berisha ka një numër të madh botimesh, mbi 74 artikuj shkencorë gjermanisht, anglisht në SCOPUS, mbi 132 artikuj shkencorë shqip, gjermanisht e anglisht në ResearchGate dhe me mbi 3500 citime...”

Bazuar në rezultatet e tij shkencore, Prof. Berisha ka marrë edhe Mirënjohje dhe Dekorata tjera nga Universitete dhe Institucione të ndryshme shkencore:

– Laureat i çmimit ndërkombëtar shkencor “Zietzschman-Preus Award” për punimin më të mirë, për vitin 2017, në fushën e anatomisë dhe embriologjisë veterinare (2017). http://www.wava-amav.org/zp/hall_of_fame.html

– Laureat i titullit “Ambasador i TUM 2018” (Universiteti Teknik i Munihut), me rastin e 150-vjetorit të themelimit të Universiteti Teknik të Munihut (2018). https://www.community.tum.de/en/tum-community/researchalumni/)

– I shpërblyer “Për performancë të shkëlqyer” nga Presidenti i Universitetit Teknik të Munihut, Prof. Herrmann (2008).

– I përzgjedhur “Shkencëtari kosovar i vitit 2012” nga Ministria e Arsimit e Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) e Kosovës (2012).

– Mirënjohje me motivacion “Për arritje të lartë shkencore dhe kontribut të çmuar në ngritjen e profilit akademik të Universitetit të Prishtinës”, me rastin e përvjetorit të 49-të të Universitetit të Prishtinës (2019).

– I dekoruar me “Mirënjohje për arritje shkencore” nga Rektori i Universitetit të Prishtinës (2018).

– “Ndër 30 shkencëtarët më të cituar” 2001-2004 për fushën e bioteknologjisë së riprodhimit në regjionin e shteteve gjermanofolëse, i përzgjedhur nga revista “Laborjournal” https://www.laborjournal.de/rubric/ranking/R07_10/index2.php

 

Prof. Berisha deri tani ka publikuar mbi 350 publikime të kategorive të ndryshme, te cilat citohen shumë shpesh nga kolegët e fushës (mbi 4400 citime ne Google Scholar: https://scholar.google.com/). “Hiersh indexi” i tij aktual është H-index=40 sipas Google Scholar dhe H-index=35 sipas Scopus (https://www.scopus.com). Kjo flet për cilësinë e punimeve të tij shkencore, si dhe për respektin që prof. Berisha gëzon në komunitetin shkencor ndërkombëtar dhe kombëtar.

Bajram Berisha, profesor i rregullt në Fakultetin tonë, ka përvojë ndërkombëtare mbi 20-vjeçare në mësimdhënie universitare dhe në kërkime shkencore në Universitetin Teknik të Munihut, ku vazhdon të kontribuojë në vazhdimësi në cilësinë e bashkëpunëtorit shkencor dhe Profesorit vizitor.

https://campus.tum.de/tumonline/visitenkarte.show_vcard?pPersonenId=1632EB9C3D3B552A&pPersonenGruppe=3

 

Për informata plotësuese shih:

CV-në e Prof. B. Berisha në faqen zyrtare të FBV

https://staff.uni-pr.edu/profile/bajramberisha

https://www.gazetaexpress.com/kush-eshte-bajram-berisha-i-sapozgjedhur-anetar-i-jashtem-i-akademise-se-shkencave-te-shqiperise/