UP-ja hap konkurs plotësues për pranimin e studentëve të rinj në FBV

09 Shtator 2022
SHARE

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” e shpall të hapur konkursin plotësues për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2022-23.

UP-ja në vitin e parë të studimeve themelore, në afatin e dytë të konkursit për këtë vit akademik, do të regjistrojë 2144 studentë të rregullt.

Aplikimi në platformën online http://apliko.uni-pr.edu dhe dorëzimi i dokumentacionit fizik nis nga sot, më datë 9 shtator 2022 dhe zgjat deri më datë 16 shtator 2022, në ora 16.00.

Konkursin e plotë e gjeni duke klikuar KËTU.

Suksese!