Falenderim dhe Mirënjohje me rastine pensionimit të tre profesorëve të FBV-së

28 Dhjetor 2020
SHARE

Me rastin e pensionimit të  tre profesorëve tanë të nderuar: Prof. Dr. Sylë Sylanaj, Prof. Dr. Shukri Fetahu dhe Prof. Dr. Ragip Kastrati,  menaxhmenti i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë në bashkëpunim me organizatën e Sindikatës së FBV-së, me datë 24.12.2020 (E Enjte) ka organizuar një takim me qëllim falenderimi dhe mirënjohje.

Në një atmosferë mjaft pozitive e cila u krijua brenda sallës së konferencave të FBV-së,ku nuk munguan edhe emocionet,Dekani i FBV-së Prof.Asoc. Dr. Bedri Dragusha, në shenjë respekti për punën e palodhshme shumëvjeçare, të pensionuarëve u ndau Mirënjohje me titullin  “Për kontributin e dhënë arsimit të gjeneratave të reja dhe shkencave Bujqësore & Veterinare në Kosovë”.

Në emër të gjithë stafit akademik, administrative dhe studentëve të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë,  profesorëve tanë të nderuar,  tani më të pensionuar, ju dëshirojmë shëndet dhe mbarësi në jetë!

Me respekt,

Dekani,
Prof. Asoc. Dr. Bedri Dragusha