Prof. Dr. Kurtesh Sherifi

Profesor i rregullt
Veterinarisë
[email protected]
+381 (0) 38 603 846 , +377(0) 44 177 064

 Ka lindur më 01.05.1975 në Cernicë, Gjilan. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje në vitin
1989, ndërsa Gjimnazin në Gjilan me 1993. Studimet e Mjekësisë Veterinare i regjistroi në vitin
1993 dhe i mbaroi më 1998 në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, Universiteti Bujqësor i
Tiranës, Shqipëri. Nga viti 1999-2001 punoi mjek veteriner në Kliniken dhe Farmacinë
Veterinare “Fauna”. Në vitin 2001 fitoi burse nga DAAD gjermane për studime postdiplomike
të Doktoratures në Universitetin e Lirë të Berlinit, Instituti i Parazitologjisë, ku i mbaroi me
sukses në vitin 2005 me notën “Magna cum laude”. Më 2007 mori thirrjen akademike Profesor
i Universitetit të Prishtinës, në lëndet Parazitologji me Sëmundje Invazive dhe Ligjshmëri
Veterinare.


Cv & Publikimet
Shqip
English