YCS Raundi XII: Njoftim paraprak i konkursit të bursave

    YCS Raundi XII:  Njoftim paraprak i konkursit të bursave  Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministria e Integrimit Evropian, paralajmërojnë hapjen e ardhshme të konkursit për Raundin e 12-të të aplikimit për Skemën e Celulës së të Rinjëve, programi i BE-së për bursa post-diplomike për Kosovë, program i cili aktualisht është duke u implementuar nga British Council.


    Aplikimi do të jetë i hapur nga 12 Nëntor deri më 3 Dhjetor 2018. 
     

    Kandidatëve të suksesshëm do t’iu ofrohet mundësia të përfundojnë Programin Master një vjeçar në universitete të shteteve anëtare të BE-së. Programi i Bursave, gjuha e punës e së cilit është vetëm gjuha Angleze, do të ofroj deri në 40 bursa të plota, deri në 10% të bursave në dispozicion do të jenë të rezervuara për shërbyesit civil që aktualisht janë të punësuar në administratën publike(numri real i bursave të ofruara mund të ndryshoj varësisht nga përshtatshmëria e kandidatëve dhe fondet në dispozicion).
     

    Kjo ftesë do të jetë e hapur për studentët e diplomuar në fakultetet si: juridik, shkenca politike, menaxhment i biznesit, ekonomi, shkenca shoqërore, histori, shkenca humane, marrëdhenie ndërkombëtare, diplomaci, kriminologji dhe fusha të tjera akademike (siç është specifikuar në Rregullat e Procedurës që do të publikohen më 12 Nëntor 2018) në përputhje me sektorët e specializimit në vijim:


    -       Juridik (deri në 16 bursa në dispozicion)

     

    -       Administratë Publike (deri në 8 bursa në dispozicion)

     

    -       Ekonomik (deri në 8 bursa në dispozicion)

     

    -       Kulturë dhe Shëndetësi (deri në 8 bursa në dispozicion)

     

    Informatat e detajuara rreth programit të bursave janë në dispozicion në web faqen zyrtare të projektit: https://ycskosovo.eu

    Me respekt,


Arkiva e lajmeve

«dhjetor»
MaEnPrShDi
262728293012
345 6789
10 111213141516
17181920212223
24252627282930
31123456