Udhëzue për zbatimin e procedurave nga mbrojta e punimit të diplomës deri te pajisja me diplomë

    Hapat procedural të cilët duhet të ndërmerren për pajisje me diplomë gjatë kohës së pandemisë COVID-19 janë si në vijim:

    1. Para se të lejohet mbrojtja e punimit të diplomës, dosja e studentit duhet të verifikohet nga shërbimi i studentëve, nëse ai/ajo ka plotësuar kushtet ligjore për lejim të mbrojtjes së punimit të diplomës.

    2. Pasi të bëhet mbrojtja e punimit të diplomës, mentori, kërkesën për lejimin e temës, raportin e mbrojtjes dhe fletëparaqitjen fizike duhet t'i dërgojë në formë elektronike në emailin e zyrtarit përkatës në shërbimin e studentëve, ndërsa i diplomuari duhet t'i kryejë pagesat për certifikatë të diplomës dhe për diplomë dhe nga një kopje elektronike të dëshmisë së pagesës duhet t'i dërgojë përmes emailit te zyrtari përkatës në shërbimin e studentëve në njësi akademike dhe zyrtari për përgatitje të diplomës në AQ.

    3. Pas pranimit të dokumentacionit përkatës nga mentori dhe fletëpagesave nga i diplomuari, shërbimi i studentëve mbyll dosjen elektronike të të diplomuarit, fut të dhënat në programin e brendshëm elektronik, gjeneron raportin për verifikimin e të dhënave të aplikantit (një kopje të të cilit ia dërgon në formë elektronike edhe të diplomuarit) dhe procedon lëndën për lëshim të certifikatës së diplomimit apo diplomës.

    4. Pas mbylljes së dosjes elektronike të të diplomuarit dhe futjes së të dhënave në SEMS nga ana e shërbimi i studentëve, të dhënat konfirmohen nga sekretari i fakultetit. Pas konfirmimit të saktësisë së të dhënave nga sekretari i fakultetit, shërbimi i studentëve përgatitë certifikatën në vend të diplomës, ndërsa aplikacioni për diplomë automatikisht i përcillet zyrës për diploma në AQ.

    5. Zyra për diploma në AQ përgatitë dhe fton dekanët për nënshkrim të diplomave për fakultetin përkatës.

    6. Pas nënshkrimit nga dekanët, diplomat në të njëjtën ditë nënshkruhen edhe nga Rektori.

    7. Studentët, për tërheqjen e diplomave do të njoftohen përmes ueb-faqes së universitetit dhe fakultetit përkatës.

    8. Studenti me rastin e tërheqjes së diplomës në zyrën për diploma në AQ, duhet t'a sjell dëshminë fizike të pagesës së diplomës dhe raportin për verifikimin e të dhënave.

    Kliko këtu për të parë orarin për zbatimin e veprimeve për pajisje me diplomë.


Arkiva e lajmeve

«maj»
MaEnPrShDi
27282930123
4 5678910
11121314151617
181920 21222324
25262728293031
1234567