Shpallje

    Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke  zbatuar projektin “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës“ projekt trevjeçar (2017-2019), i përkrahur nga Donatori  Bread for the Word nga Gjermania. Projekti do të përfshijë komunat Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj, Leposaviq, Zubin Potok, Shtime dhe Ferizaj.
    Një prej objektivave të projektit është rritja e mundësive për punësim nëpërmjet punës praktike dhe trajnimit profesional për studentët dhe bujqit e rinj. Në kuadër të këtij projekti  janë paraparë edhe aktivitetet, siç janë: Trajnimet për punë praktike, Sistemimi në punë praktike dhe Puna praktike për studentët. Këto  aktivitete do të zbatohen në bashkëpunim me Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë Prishtinë , Fakultetin  e Teknologjisë Ushqimore nё Mitrovicё dhe Internacional Business College në Mitrovicë (IBCM).


    Shpallje (kliko),

    Aplikacion për punë praktike (kliko).


Arkiva e lajmeve

«gusht»
MaEnPrShDi
2930311234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930311
2345678