Sesion informues mbi ETNOLOGJINË

    Sesion informues mbi ETNOLOGJINË Tema: Koleksionet private- pjesë e rëndësishme në fushën e Muzeologjisë

    Panelistë: Prof. Dr Drita Statovci- Etnologe - Universiteti i Prishtinës " Hasan Prishtina " dhe Nexhmi Bardhi- Koleksionues privat

    Moderatore: Zanita Halimi - Universiteti i Prishtinës " Hasan Prishtina "

    Datë: 18 Maj 2018
    Ora: 13:00h – 15:00h
    Vendi: Qendra për Zhvillim të Karrierës – Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina “
    Adresa: Biblioteka Kombëtare e Kosoves “ Pjetër Bogdani “, kati i I, 10.000, Prishtinë

    Studentët e Departamentit të Antropologjisë, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve 18 Maj nga ora 13:00- 15:00, në hapësirën e Qendrës për Zhvillimin të Karrierës organizojnë një panel diskutimi me temën “ Koleksionet private- pjesë e rëndësishme në fushën e Muzeologjisë”.

    Panelistë do të jenë: Prof. Dr Drita Statovci- Etnologe dhe Nexhmi Bardhi- Koleksionues privat. Diskutimi do të moderohet nga Zanita Halimi. Pjesë nga koleksioni i Nexhmi Bardhit me tematikën Bestytnitë në Kulturën popullore, do të prezanohen në këtë ditë.

    Tema qendore e Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve në ditën ndërkombëtare të Muzeve është Hiperkonektuar, qasje e re, publik i ri. Andaj, marr shkas nga tema kjo ngjarje do të ketë lidhje direkte me Muzeun e Kosovës dhe Muzeun e Mitrovicës, si dhe të pranishmit do të mund të shohin Aktivitetet edukative në Muzeun e Kosovës, si dhe Ekspozitën Historike në Muzeun e Mitrovicës.

    Aktiviteti është i hapur për studentë dhe të diplomuar nga Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina “.

    Ju mirëpresim!


Arkiva e lajmeve

«shtator»
MaEnPrShDi
272829 303112
3 4 5 6789
1011 1213141516
1718 1920 212223
24252627282930
1234567