Sesion Këshillues / Video Sesion - AgCAS - Bëhu gati për tregun e punës!

    Sesion Këshillues / Video Sesion - AgCAS - Bëhu gati për tregun e punës!    Të nderuar studentë dhe të diplomuar,

    A keni aplikuar apo dëshironi të aplikoni për punë, punë praktike, vizita apo bursa studimore ?

    A keni menduar se çfarë ju nevojitet dhe se a jeni gati ?

    Nëse po, atëherë :
    Qendra për Zhvillim të Karrierës mban sesionin këshillues / ( video session ) rreth aplikimit on – line, intervistës për punë dhe shumë aspekte të tjera që i`u ndihmojnë gjatë periudhës së aplikimit dhe përzgjedhjes.

    Studentë dhe të diplomuar nga Universiteti i Prishtinës " Hasan Prishtina "

    Data: 25 Prill 2018 (e mërkurë )
    Ora: 13:30h - 14:30h
    Vendi: Qendra për Zhvillim të Karrierës - QZhK
    Adresa: Biblioteka Kombetare e Kosovës “Pjetër Bogdani“, kati I.
    Moderatore: Verina Krasniqi & Filloreta Jashari

    Përfitoni nga mundësija për të zhvilluar shkathtësit tuaj në qasjen ndaj tregut të punës.

    Ju mirëpresim!


Arkiva e lajmeve

«tetor»
MaEnPrShDi
2425 26272829 30
12 3 4 567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930311234