Rezultatet e provimit pranues të konkursit plotësues për vitin akademik 2015/2016

    Në linqet e më poshtme duke klikuar mbi to mundë të i shihni rezultatet e aplikantëve të pranuar dhe pa pranuar në FBV gjatë afatit të dytë të vitit akademik 2015/2016. Rezultatet janë të paraqitura sipas programit studimor në të cilin kanë aplikuar aplikantët.

    Programi Agroekonomi - Kandidatët nga Kosova,

    Programi Prodhimtari bimore - Kandidatët nga Kosova

    Programi Prodhimtari bimore - Kandidatët nga Preshevë, Medvegjë,

    Programi Menaxhimi i biznesit në zooteknikë- Kandidatët nga Kosova ,

    Programi Menaxhimi i biznesit në zooteknikë- Kandidatët nga Maqedonia ,

    Programi Menaxhimi i biznesit në zooteknikë- Kandidatët nga Preshevë, Medvegjë, Bujanoc ,

    Programi Mjekësi Veterinare - Kandidatët nga Kosova,

    Programi Mjekësi Veterinare - Kandidatët nga Preshevë, Medvegjë, Bujanoc ,

    Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet me 26. 09. 2015  prej orës 9:00 - 15:00  në Amfiteatrin e Fizikës së FSHMN-së.

    Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:

    1. Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit,
    2. Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.
    3. Studentët shtetas të Republikës së Kosovës që fillojnë studimet në Universitetin e Prishtinës, vitin e parë të studimeve e kanë falas.
    4. Pagesa për një semestër për studentë që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, do të jetë në lartësi prej 25 € për studime të rregullta, respektivisht 125 € për studime me korrespondencë.
    Pagesa bëhet në njërën prej bankave afariste me fletëparaqitje për pagesë, e cila shkarkohet dhe shtypet nga Ueb faqja Universitetit të Prishtinës.
    Kandidatët të cilët nuk kanë arritur që të regjistrohen brenda afateve të përcaktuara si më sipër, mund të regjistrohen deri me 30.9.2015. Jashtë këtij afati kandidatët e pranuar nuk do të mund të regjistrohen pasi fillon viti akademik, prandaj luteni që t’i përmbaheni afatit të lartshënuar.

    E DREJTA E ANKESËS DHE AFATI PËR ANKESË

    Kandidatët të cilët nuk janë pranuar mund t’i paraqesin ankesë fakultetit përkatës më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen. Shqyrtimi i ankesave bëhet nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave nga fakulteti përkatës.
    Kandidatëve u rekomandohet që para paraqitjes në konkurs të bëjnë kopje të mjaftueshme të dokumenteve, sepse dokumentet origjinale nuk do të mund t’i tërheqin deri në diplomim apo çregjistrim nga fakulteti. Kandidatët të cilët nuk janë pranuar, mund t’i tërheqin dokumentet e tyre në fakultetin përkatës nga data 28.9.2015 deri më 30.9.2015.



Arkiva e lajmeve

«shkurt»
MaEnPrShDi
2728 29303112
3 456789
10111213141516
17181920212223
24252627 28291
2345678