Raporti i ankesave të aplikuesve në Bsc

    Me Vendim të Dekanit të Fakultetit të Bujqësisë nr. 03-70, dt. 22.09.2015, jemi emëruar anëtarë të Komisionit për Shqyrtimin e ankesave dhe parashtresave të kandidatëve që nuk janë pranuar në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë në Konkursin plotësues për pranimin e studentëve të ri për vitin akademik 2015/16.
    Pas shqyrtimit të Ankesave dhe parashtresave Komisioni paraqet këtë

    R A P O R T

    Për të gjithë kandidatët të cilët kanë parashtruar ankesë për mospranimin e tyre në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë llogaritja e pikëve nga ana e komisionit për pranimin e studentëve ka qenë korrekte dhe te asnjëri nuk është evidentuar ndonjë lëshim teknik apo procedural, pra janë respektuar kriteret për poentimin e tyre.
    Nga ankesat e parashtruara ne kemi grupuar dy kategori të kandidatëve të cilët i kemi prezantuar në tabelën 1 dhe 2 dhe janë ndarë si vijon:

    1. Kandidatët të cilët nuk kanë arritur ta kalojnë pragun minimal të caktuar nga ana e Rektoratit të UP-së që ka qenë prej 40%, dhe
    2. Kandidatët të cilët kanë kaluar pragun minimal prej 40 % por kanë pasur konkurrencë të lartë në mes veti (brenda programit studimor), (kliko).



Arkiva e lajmeve

«shkurt»
MaEnPrShDi
2728 29303112
3 456789
10111213141516
17181920212223
2425262728291
2345678