Profesor Dr. Bajram Berisha nderohet nga Universiteti i Prishtinës me “Mirënjohje për arritje të lartë shkencore” me rastin e 49 vjetorit të themelimit te Universitetit.

    Profesor Dr. Bajram Berisha nderohet nga Universiteti i Prishtinës me “Mirënjohje për arritje të lartë shkencore” me rastin e 49 vjetorit të themelimit te Universitetit. Me 15 shkurt 2019 me rastin e 49 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës, Rektori i Universitetit ka nderuar me mirënjohje Prof. dr. Bajram Berishën, me motivacionin “për arritje të lartë shkencore dhe kontribut të çmuar në ngritjen e profilit akademik të Universitetit të Prishtinës”. Prof. Dr. habil. Bajram Berisha është profesor i rregullt i bioteknologjise, gjenetikës dhe fiziologjisë shtazore në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë. Ai është doktoruar dhe habilituar në Universitetin Teknik të Munihut (TUM) në Gjermani, ku edhe ka punuar për një kohë të gjatë (1996-2009), ndërkaq që nga viti 2009 është i angazhuar rregullisht në cilësinë e profesorit vizitor në TUM (http://physio.wzw.tum.de/index.php?id=303).

    Prof. Berisha është autor i mbi 100 publikimeve, mbi 200 kumtesave të prezantuara në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe mbi 40 sekuencave të reja të gjeneve të publikuara në bankën e gjeneve (NCBI). Ai është anëtar i redaksive, këshillave editoriale ose recensent (referues) në mbi 20 revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Prof. Berisha ka Hirsch Indeksin (H-index) më të lartë në Universitetin e Prishtinës (Google scholar: H-index=36). Për të arriturat e tij të jashtëzakonshme shkencore është nderuar me disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.

    Prof. Berisha është laureat i çmimit ndërkombëtar shkencor „Zietzschmann-Preuss Award” që jepet nga Asociacioni Botëror i Anatomëve të Veterinarisë për publikimin më të mirë të vitit në këtë fushë shkencore (http://www.wava-amav.org/zp/hall_of_fame.html).

    Më 2 dhjetor 2018, Presidenti i Universitetit Teknik të Munihut (TUM), në vigjilje të 150 vjetorit të themelimit të këtij Universiteti ,Prof. Bajram Berishën e ka nderuar me titullin prestigjioz “TUM Ambassador” (https://www.together.tum.de/en/alumni/research/ambassadors/).



Arkiva e lajmeve

«maj»
MaEnPrShDi
29301 2345
6789101112
13141516 171819
20212223242526
272829303112
3456789