Prezantim nga Kosovo American Education Fund Alumni Association (KAEFA )- Programi i bursave të masterit - Kosovo American Education Fund (KAEF)

    Prezantim nga Kosovo American Education Fund Alumni Association (KAEFA )- Programi i bursave të masterit - Kosovo American Education Fund (KAEF) Të nderuar,
     
    ftoheni të merrni pjesë në sesionin informues të Kosovo American Education Fund Alumni Association (KAEFA )- Programi i bursave të masterit - Kosovo American Education Fund (KAEF).

    Tema: Akademia KAEFA 2019
    Prezantues: Drejtor i zyres, z. Gjeni Shporta, ish-bursisti i KAEF z. Darsei Canhasi

    Datë: 26 Shkurt 2018
    Ora: 13:00 - 14:00
    Vendi: Qendra për Zhvillim të Karrierës - Tribina QZhK
    Adresa: Biblioteka Kombëtare e Kosovës " Pjetër Bogdani", kati I, 10 000, Prishtinë.

    Asociacioni i Ish-Bursistëve të Fondit Kosovaro-Amerikan për Edukim (KAEFA) prezanton Akademinë KAEFA 2019, një seri sesionesh informuese mbi programin KAEF dhe procedurën e aplikimit.

    Qëllimi i kësaj akademie është që të informojë studentët rreth procedurave të aplikimit për bursa, si të planifikojnë në mënyrë strategjike, si të pergatiten për testet e standardizuara si GRE dhe TOEFL të cilat kërkohen për pranim nga universitetet amerikane, si të përpilojnë një CV të mirë si dhe detaje të tjera.

    Sesioni i parë do të mbahet më 26 Shkurt dhe do të përfshijë një prezantim nga përfaqësuesi i KAEF Gjeni Shporta, dhe nga ish-bursisti Darsei Canhasi, lidhur me procesin e aplikimit dhe përvojën e tij si bursist i KAEF.

    Akademia KAEFA është e hapur për të gjithë studentët që dëshirojnë të ndjekin studimet e nivelit Master në Shtetet e Bashkuara.


    Disa nga përfitimet për studentët që ndjekin akademinë janë:

    - Pjesëmarrësit që ndjekin tre leksione do të kenë mundësinë që një ish-bursist i KAEF ti ndihmojë në ndërtimin e CV-së.

    - Pjesëmarrësit që ndjekin pesë sesione do të përfitojnë mbështetjen e një ish-bursisti të KAEF për finalizimin e eseve.

    - Pjesëmarrësit që ndjekin shtatë sesione do të kenë mundësinë të ushtrojnë për intervistë me një nga ish-bursistët si dhe do t'u jepet këshillim se si të përgatiten për testet e standardizuara.


    Studentët të cilët ndjekin gjithë akademinë do të shpërblehen me një certifikatë mirënjohjeje nga Akademia KAEFA.


    Ju mirëpresim!


Arkiva e lajmeve

«gusht»
MaEnPrShDi
2930311234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930311
2345678