Prezantim nga Kosovo American Education Fund (KAEF) - Programi i bursave të masterit - Kosovo American Education Fund (KAEF)

    Prezantim nga Kosovo American Education Fund (KAEF) - Programi i bursave të masterit - Kosovo American Education Fund (KAEF)
    Të nderuar,
     
    Absolvent dhe të diplomuar të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ftoheni të merrni pjesë në ligjeraten e hapur të American Councils for International Education.
     
    Tema: Programi i bursave të masterit Kosovo American Education Fund (KAEF)
    Prezantues: Drejtor i zyres, z. Gjeni Shporta
     
    Datë: 16 MAJ 2018
    Ora: 11:00 - 12:00
    Vendi: Qendra për Zhvillim të Karrierës - Tribina QZhK
    Adresa: Biblioteka Kombëtare e Kosovës " Pjetër Bogdani".
     
    Kosovo American Education Fund (KAEF)
     
    Kosovo American Education Fund (KAEF) është një fond i vazhdueshëm i edukimit, dedikuar të kontribuoj në zhvillimin ekonomik afatgjatë të Kosovës përmes edukimit. KAEF-i ofron bursa të plota të nivelit master për kosovarët për t’u shkolluar në universitetet e përzgjedhura amerikane. Prej vitit 2005 deri më sot, KAEF-i ka ndarë mbi 96 bursa të nivelit master duke u bazuar në një proces konkurrues, meritor dhe si i tillë nuk diskriminon në baza etnike, moshe, race, gjinie, feje
    apo nevojave të veçanta.
     
    Procesi i Aplikimit:
     
    Fillimisht, aplikacionet e plotësuara online, shqyrtohen nga ekspertët amerikanë të arsimit të lartë. Në fazën e dytë, kandidatët e vlerësuar do t’i nënshtrohen intervistës dhe testimeve (TOEFL, GMAT/GRE). Së fundmi bëhet përzgjedhja e studentëve në bazë të vlerësimeve të aplikacioneve, rezultateve të testeve dhe të intervistës.
     
    Aplikacioni i KAEF-it për bursa të nivelit master është i hapur dhe afati i fundit për aplikim është 9 Korrik 2018. Aplikacionit mund t’i qaseni në këtë vegëz: https://www.kaef-online.org
     
     
    Ju mirëpresim! 
     

Arkiva e lajmeve

«korrik»
MaEnPrShDi
252627 28 29301
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
303112345