Organizohen aktivitete shkencore në kuadër të projektit TEMPUS

    Nga e hëna, 11.02.2013 deri të premten,15.02.2013, në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë do të organizohen aktivitete të rëndësishme shkencore (shihni agjendën bashkëngjitur).
    Këto aktivitete janë pjesë e realizimit të Projektit TEMPUS “PhD in Food Science and Technology and Creating Capacities for PhD Reform at the University of Prishtina / Kosovo” në të cilin Universiteti i Prishtinës (UP) është përfitues nacional. Në këto aktivitet shkencor do të marrin pjesë edhe disa ekspertë të mirënjohur të Biologjisë Molekulare dhe Bioteknologjisë nga Universiteti i Granadës në Spanje dhe nga Universiteti Teknik i Munihut në Gjermani.

    Të hënën, më 11.02.2013, në orën 13.00 në amfiteatrin e madh të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë do të organizohen ligjërata nga prof. Bajram Berisha(Universitetit i Prishtinës) dhe prof.Antonio Sanchez(Universitetit i Granadas, Spanjë), ndërkaq të martën me 12.02.2013 në laboratorët e FBV do të organizohet pjesa praktike (ushtrimet laboratorike). Projekti i përmendur TEMPUS ka investuar mbi 200.000 Euro në mbështetjen dhe përsosjen e laboratorëve të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë. Në këto laboratorë për herë të parë do të bëhet analiza e ekspresionit të proteinave specifike të indeve shtazore pemës metodave të ndryshme (ELISA, western blot etj.), do të organizohen takime të partnereve të projektit dhe personave përgjegjës të Universitetit te Prishtinës në temën, “krijimi i bazës për reformën e kurrikulës së PhD” (

    Gjatë këtyre ditëve do të organizohen disa punëtori, si ajo për‘’letra motivuese” për kandidatët PhD të programit “PhD in Food Science.", pjesë teorike – ligjërata nga partneret e projektit, pjesë praktike – laboratorike e punëtorisë që do të organizohet në laboratorët e FBV, mbledhja e konsorciumit me partnerët e projektit TEMPUS, diskutim rreth temës, “krijimi i bazës për reformën e kurrikulles së PhD”, organizohet Intervista individuale me kandidatet PhD te programit “PhD in Food Science", etj. 
     
     

     

Arkiva e lajmeve

«shkurt»
MaEnPrShDi
2728 29303112
3 456789
10111213141516
17181920212223
24252627 28291
2345678