Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes Universitetit Szent István dhe Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”

    Në kuadër të rrjetit CEEPUS të Koordinuar nga Dr. sc. Blerta Mehmedi - Kastrati me datë 23 Tetor – 30 Tetor u realizua vizita e Dr. Miklós Heltai, Dekan i Fakultetit të Shkencave Bujqësore dhe Mjedisit, Universiteti Szent István, në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. Qëllimi kryesor i vizitës ishte nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit i iniciuar nga Dr. sc. Blerta Mehmedi - Kastrati dhe i mbështetur nga ana e Dekanit Skender Kaçiu në mes  Universitetit Szent István dhe Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Marrëveshja e Bashkëpunimit është nënshkruara nga dy Rektoret e Universiteteve, që hap rrugët e bashkëpunimeve në të ardhmen.
    Gjatë kohës së vizitës, Dr. Miklós Heltai është mirëpritur edhe nga ana e Prof. Dr. Hysen Bytyqi Prorektor për Mësim dhe çështje për studentët,  Prof. Dr. Skender Kaciu, Dekan i Fakultetit, dhe Prof. Asoc. Mentor Thaqi, Pro Dekan për Mësim dhe stafi akademik i FBV-së. Ka qenë një takim mjaft konstruktiv ku janë shkëmbyer idetë për mundësit e bashkëpunimit në mes dy universiteteve në të ardhmen. Gjatë qëndrimit të Dr. Heltai është realizua edhe një vizitë në Bjeshkët e Nemuna e mbështetur nga Instituti i Kosovës për Mbrojtën e Natyrës dhe një vizitë në Parkun e Blinajës, për monitorimin e kafshëve të egra.
    Dr. Heltai ka mbajte edhe ligjëratë për kolegët e interesuar dhe studentët e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë:  (Hyrje në monitorimin e kafshëve të egra; Paraqitja e disa metodologjive të monitorimit).
     

    Signing of the Cooperation Agreement between Szent István University and University of Prishtina "Hasan Prishtina".
    CEEPUS office at Faculty of Agriculture and Veterinary that is coordinated by Dr. sc. Blerta Mehmedi - Kastrati organized a visit at our premises on October 23 - October 30 for Dr. Miklós Heltai, Dean of the Faculty of Agricultural and Environmental Sciences, Szent István University. The main purpose of the official visit was the signing of the Cooperation Agreement initiated by Dr. sc. Blerta Mehmedi - Kastrati and supported by Dean Skender Kaçiu between Szent István University and University of Prishtina "Hasan Prishtina". The Cooperation Agreement is signed by the two Rectors of the University, which paves the way for future cooperations.
    During the time of visit, Dr. Miklós Heltai was welcomed by Prof. Dr. Hysen Bytyqi Vice-Rector for Teaching and Student Issues, Prof. Dr. Skender Kaciu, Dean of the Faculty, and Prof. Dr. Mentor Thaqi, Deputy Dean of Education. It was a very constructive meeting where ideas where exchanged about future possibilities of cooperation between Universities. During the visit Dr. Heltai also visited Bjeshkët e Nemuna supported by the Kosovo Institute for Nature Protection and a visit to the Blinaja Park for wildlife monitoring.
    Dr. Heltai also gave lectures for interested colleagues and students of the Faculty of Agriculture and Veterinary: (Introduction to Wildlife monitoring; Introduction of certain monitoring methodologies).

      





Arkiva e lajmeve

«mars»
MaEnPrShDi
2425262728291
2345678
910 1112131415
16 171819202122
23242526272829
303112345