NJOFTIM për hapjen e SEMS për regjistrim të semestrit veror dhe dimëror të vitit akad. 2019/20

    Njoftohen të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë arritur që të paguajnë-regjistrojnë semestrin dimëror të vitit akademik 2019/20 dhe të cilët nuk i kanë kryer obligimet financiare të viteve paraprake, t'i kryejnë këto obligime deri më datë 20.2.2020, pra rrjedhimisht hiqet kufizimi i cili ishte përcaktuar në njoftimin e kaluar se pa regjistrim të semestrit dimëror studenti nuk ka të drejtë të regjistroj semestrin veror.

    Regjistrimi i vitit akademik 2019/20 dhe obligimeve financiare nga vitet paraprake (semestrat paraprak) duhet të përfundojë me datë 20.2.2020.

    Studentët që nuk i kryejnë këto obligime nuk do të kenë të drejtën e paraqitjes së provimeve për vitin akademik 2019/20 dhe lutjet apo kërkesat për zgjatje të afatit të regjistrimit nuk do të merren në shqyrtim nga organet kompetente të Universitetit të Prishtinës.


Arkiva e lajmeve

«prill»
MaEnPrShDi
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930123
45678910