NJOFTIM

    Ftesë për pjesëmarrje në prezantimin e projektit WikiAcademy

     
    Qendra për Zhvillim të Karrierës e UP-së dhe IPKO Foundation ju fton që të merrni pjesë në PREZANTIMIN E PROJEKTIT WIKIACADEMY.

    Ejani më:
     Data: 09 janar 2013 (e mërkurë), ora 11:00
    Vendi: Amfiteatri i Vogël, Biblioteka Kombëtare Universitare, Kati II
     
    ose:
     
    Data: 10 janar 2013 (e enjte), ora 11:00
    Vendi: Qendra për Zhvillim të Karrierës, BKUK, Kati I


    WikiAcademy është pjesë e projektit ‘Diplomacia Digjitale për Kosovën’ e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Organizohet në partneritet me British Council, Ambasadën Mbretërore Norvegjeze dhe FLOSSK dhe implementohet nga IPKO Foundation.

    WikiAcademy ka për qëllim krijimin e artikujve profesional në disa fusha të ndryshme të jetës në Kosovë dhe publikimin e tyre në Wikipedia gjatë një fundjave në fund të Shkurtit.

    Pas kësaj, artikujt e vlefshëm do të postohen në Wikipedia në mënyrë që të shtohet përmbajtja për Kosovën, që njerëzit të cilët kërkojnë në internet për shtetin tonë të kenë në dispozicion informata të shumta.

    Paralelisht me artikujt do të zhvillohet edhe gara për fotografitë më të mira të cilat gjithashtu do të postohen në Wikipedia me artikujt përkatës. Tre artikujt dhe tri fotografitë më të mira do të shpërblehen me çmim deri në 1000 Euro.
     

    Për më shumë informata vizitoni www.wikiacademykosovo.org

    Kjo është mundësia juaj të kontribuoni për Kosovën duke shkruar për të. Ju mirëpresim!

Arkiva e lajmeve

«dhjetor»
MaEnPrShDi
2526272829301
23 4 5678
9 101112131415
16171819202122
23242526272829
303112345