Mobiliteti i stafit të FBV në Universitetin e Geisenheimit

    Në kuadër të projektit K2 T2P të Erasmus+, një ekip prej katër mesimdhënësish të FBV, nën udheheqjen e Prof. dr. Hysen Bytyqi, koordinator i projektit në fjalë për UP, prof. asoc. Arben Mehmeti, Prof. Ass. Dr. Arbenita Hasani dhe Dr. Sc. Iliriana Miftari kanë marrë pjesë në mobilitet të stafit akademik nga data 2-6 Dhjetor në “Universitetin e Geisenheimit” në Gjermani. Kjo vizite studimore ka bashkuar të gjithë partnerët e projektit dhe ka pasur për synim:

    1). Njoftimin me historikun e zhvillimit, organogramin dhe funksionimin e institucionit mikpritës si dhe njoftimin me programet studimore dhe kushtet e zhvillimit të studimeve në një universitet me traditë shekullore që ndërthur përparësitë e universiteteve të shkencave të aplikuara dhe atyre tradicionale me një qasje të orientuar drejt punës praktike, zhvillimit të shkencës dhe ndërkombëtarizimit.

    2). Një nga komponentat kryesore të projektit K2 T2P të Erasmus+, është zhvillimi i Rasteve Studimore (Case Studies) si një mjet mësimdhënje/mesimnxënie efikase që bën të mundur implementimin praktik të njohurive teorike. Ekipi pjesëmarrës nga FBV është i përfshirë në strategjinë e hartimit dhe implementimit të Rasteve Studimore dhe në agjendën e ngjeshur të aktiviteteve javore theks i veçantë iu është vënë pikërisht Rasteve Studimore dhe çështjeve që ndërlidhen me to.


    Gjithashtu ekipi ynë vizitoi studenten e UP Elinda Sylejmani, e cila po qëndron në Universitetin e Geisenheimit si fituese e mobilitetit të studentëve dhe u siguruam që gjithçka po shkon mbarë.
    Përveç nga sa u tha më lart, ekipi yne realizoi një sërë takimesh me menaxhmentin dhe stafin e Universitetit te Geisenheimit, takime këto mjaft të frytshme që pritet të hapin shtigje të reja të bashkpunimit tonë nderinstitucional në dobi të studentëve dhe institucioneve tona.
    Për më tepër, për të forcuar procesin e ndërkombëtarizimit të të dy institucioneve, dhe krijimin e vlerës së shtuar për projektin ekzistues T2P, Universiteti Hochschule Geisenheim dhe Universiteti i Prishtinës ranë dakord për hapat e mëposhtëm:
    - të përgatisin dhe nënshkruajnë Memorandumin e Bashkpunimit midis dy institucioneve
    - në janar të vitit 2020, dy institucionet të punojnë së bashku në përgatitjen e projektit të ri Erasmus + në thirrjen e BE për aplikim, në pranverën e vitit 2020.
    Stafi i UP-së, adreson mirënjohje pafund për Prof. Dr. Jon Hanf, dhe Znj. Sonja Thielemann për angazhimin, mbështetjen dhe gatishmërinë e tyre për thellimin e bashkepunimit me ne. 





Arkiva e lajmeve

«janar»
MaEnPrShDi
303112345
67 89101112
13141516171819
20 2122 23242526
272829303112
3456789