Memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit si dhe UP-FBV-së

    Memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit si dhe UP-FBV-së Prishtinë me 16/11/2020

    Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi dhe Rektori i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", Naser Sahiti sot nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit në mes të dy Insitucioneve. Në ceremoninë e nënshkrimit pos Ministrit Kuqi dhe Rektorit Sahiti ishin prezent edhe Prorektorja Albulena Blakaj-Gashi, Dekani i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë Bedri Dragusha dhe iniciatorja e memorandumit, Blerta Mehmedi-Kastrati. Ministri dheRektori u dakorduan për nevojën e përcaktimit të modaliteteve të bashkëpunimit në mes Ministrisë dhe Universitetit të Prishtinës-Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë në fushën e mbrojtjes së vlerave natyrore dhe zhvillimit të qëndrueshem për mbrotjen e mjedisit dhe faunës, ekspertizës dhe kerkimeve shkencore për projekte mjedisore.

    Me këtë rast ministri Kuçi tha se qëllimi i këtij memorandum është të krijojë lidhje bashkëpunimi ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, gjegjësisht Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë dhe ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit.
    Sot kam kënaqësinë që si Ministër së bashku me Rektorin ta nënshkruajmë një marrëveshje e cila është iniciativë e hershme lidhur me çështjet që kanë të bëjmë me mbrojtjen e mjedisit dhe të ecim përpara. Këto kanë të bëjnë me kërkime të ndryshme shkencore, praktikës së studentëve të Fakultetit të Bujqësisë dheVeterinarisë. Ndërsa Rektorit i dëshiroj suksese në punën e tijë sidomos, Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë në lëmitë përkatëse të mjedisit”, ka thënë ministri Kuçi.
    Ndërsa, rektori Sahiti u shpreh se me nënshkrimin e këtij memorandumi, punimet në fushën e mjedisit do të kenë mundësi që të vihen në pah më shumë.

    “Kam kënaqësinë që në cilësinë e rektorit të UP-së, të nënshkruaj këtë Memorandum Bashkëpunimi ku me zgjerimin e fushave dhe përgjegjësive të MEA-së na është hapur mundësia për bashkëpunim duke pas parasysh që fusha e mbrojtjes se mjedisit është një ndër top temat sot jo vetëm në Kosovë por gjithandej. Me këtë marrëveshje do të kemi mundësinë që stafi i UP-së të jap një kontribut të çmueshëm me ekspertizën dhe analizat e tyre në mbrojtje të ambientit dhe faunës dhe punimet të kenë rezultate”, shtoi rektori Sahiti.

    Ky memorandum do të krijojë kushte të përgjithshme për bashkëpunimin dy palësh në sferën e arsimit dhe kërkimit në shërbim të bashkëpunimit në zhvillimin e moduleve dhe programeve mësimore në nivelin bachelor dhe master, realizimin e punës praktike për studentet në këto module dhe programe, shkëmbimet e përvojave, praktikave të mira, ekspertëve dhe literatures përkatëse për zhvillimin institucional, me qëllim të avancimit të politikave në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor e veprimtarive shkencore dhe profesionale, ndikimi pozitiv në përafrimin e programeve të studimit me nevojat e tregut të punës e shumë veprimtari të tjera.

    Për mbarëvajtjen e memorandumit janë caktuar edhe dy koordinator.

    Nga ana e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit është caktuar z. Vullnet Luzhnica, ndërsa koordinatore nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë është caktuar znj. Blerta Mehmedi-Kastrati, (kliko).




Arkiva e lajmeve

«nëntor»
MaEnPrShDi
2627 2829 30311
2 3 4 5 678
91011 12131415
16 17181920 21 22
23242526272829
30123456