Ligjeratë për zhvillimin e shkathtësive të buta (TË GJITHA QË DUHET TI DINI PËR BURSA NDËRKOMBËTARE ) 9 QERSHOR 2015

    Ligjeratë për zhvillimin e shkathtësive të buta (TË GJITHA QË DUHET TI DINI PËR BURSA NDËRKOMBËTARE ) 9 QERSHOR  2015
    Të nderuar studentë, ftoheni me datë 9 Qershor 2015, me fillim në ora 10:00h në sallen e kuqe të Fakultetit të Filologjisë – Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina “.

    E organizuar nga: Qendra për Zhvillim të Karrierës – QZhK – Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina “ dhe SMART Center.

    Misioni i QZhK-së, është t’u ofrojë studentëve mundësi për zhvillim personal dhe profesional përmes informimit, këshillimit, trajnimit, ndërmjetësimit më punëdhënësin, hartimit të dokumentëve profesionale në fushen e karrierës dhe udhëzimit në karrierë. Përfituesit e shërbimeve të QZHK-së janë: studentët dhe të diplomuarit e UP-së, nxënësit e shkollave të mesme të cilët kërkojnë mundësi studimi në Universitetin e Prishtinës, fakultetet, organizatat dhe punëdhënësit. Qëllimi kryesor i Qendrës për Zhvillim të Karrierës është përgatitja e studentëve dhe të diplomuarve për tregun e punës përmes këshillimit dhe trajnimeve si dhe informimi i tyre për mundësi të ndryshme të zhvillimit në karrierë.

    Smart Center është qendër përgatitore e fokusuar ne trajnimin e kandidatëve në testet per bursa ndërkombëtare; TOEFL, IELTS, SAT, GRE dhe GMAT. Qendra bën po ashtu trajnime në përgatitjen e kandidatëve për universitetet anglisht folëse ; përpilimin e CV-së, Cover letter, mënyrën e gjetjes së universitetit të përshtatshëm në Evropë dhe Amerikë, simulim i intervistës për bursë dhe pranim në universitet an.

    Smart Center po ashtu është qendër e kurseve të rregullta të gjuhës angleze & gjermane - të gjitha nivelet dhe kurseve te matematikes për nxënës dhe student dhe atë në gjuhën shqipe dhe angleze.

    Tema e ligjeratës : TË GJITHA QË DUHET TI DINI PËR BURSA NDËRKOMBËTARE dhe përpilimin e Letrës Motivuese.

    Trajner: Plarentina Desku & Fisnik Osmani

    Perfitues: Studentet dhe të diplomuarit nga shkalla e studimeve bachelor/master të Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “.

    Ky aktivitet organizohet me 9 Qershor 2015. Ligjerata fillon nga ora 10:00h - 12:00h. ( Ju mirëpresim nga ora 09:30h ).

    Studentëve pjesëmarrës, nga SMART Center , do të ju ndahet Certifikat pjesëmarrje në mënyrë elektronike.

    Eja, zhvillo shkathtësitë dhe njohuritë tuaja për TOEFL, IELTS, SAT, GRE, GMAT.
     




Arkiva e lajmeve

«shkurt»
MaEnPrShDi
2728 29303112
3 456789
10111213141516
17181920212223
2425262728291
2345678