Lajmërim për Aplikim për Praktikë 2 Javore Në Fakultetin E Mjekësisë Veterinare-Stamboll

    Në kuadër të bashkëpunimit me Fakultetin e Mjekësisë Veterinare-Stamboll, Republika e Turqisë do të mundësohet kryerja e praktikës 2 javore për 8 student të Departamentit të Mjekësisë Veterinare të vitit të pestë (aktiv) të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, në klinikat e Fakultetit të lartpërmendur.
    Praktika në fjalë është paraparë të kryhet gjatë periudhës 6-17 Gusht 2018. Përzgjedhja e studentëve do të bëhet në baza konkurruese duke marrë parasysh së pari që studenti të jetë duke dëgjuar vitin e pestë në vitin akademik 2017/18, të ketë të kryer të gjitha provimet e vitit të katërt, të mos të ketë përsëritur asnjë vit  si dhe të ketë notë mesatare të lartë.
    Dokumentet (kopja e indeksit/dëshmisë me vitet e regjistruara dhe provimet e kaluara) dhe certifikata për njohuri të gjuhës angleze duhet të dorëzohen te Znj. Vera Godeni në Institutin e Blegtorisë dhe Veterinarisë deri më datë 1 Qershor.
    Për përzgjedhjen e studentëve do të formohet komisioni në Departamentit e Mjekësisë Veterinare. Përzgjedhja e studentëve do të bëhet deri më datë 8 Qershor 2018.(lajmërimi pdf)


    Me respekt,
    Shefi i Departamentit të Mjekësisë Veterinare


Arkiva e lajmeve

«gusht»
MaEnPrShDi
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789