Konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore - baçelor në vitin akademik 2018/2019

    Me rastin  e paraqitjes,   kandidatet  duhet  t'i  sjellin  këto  dokumente:

    a) Ekstraktin e lindjes (origjinal)jo me i vjetër se 6 muaj,
    b) Dëftesat e te gjitha klasave te shkollës se mesme (origjinal, te noterizuara ose dublikate),
    c) Diplomën  e kryerjes se shkollës se mesme ose dëftesën e maturës,  nëse ka pasur provim te maturës
       (origjinal, te noterizuar ose dublikatë-dublikati),
    d) Kopjen e letërnjoftimit,
    e) Fletëparaqitja  e plotësuar  shkarkohet gjate  aplikimit  online  nga  interneti: Vegza   (Linku)   për
        konkurrim  online  përmes   Internetit  është:  http://apliko.uni-pr.edu
    j) Pagesën prej  2.5 Euro. Forma   e pagesës   shkarkohet   dhe  shtypet   nga  ueb-faqja   e  Universitetit   te Prishtinës,  ndërsa pagesa      behet  ne banke,
    g) Vendimin mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit.

    Vërejtje : Me  rastin   e aplikimit,  te gjithë   kandidatet  janë  te obliguar  qe dokumentet  e nevojshme t'i  dorëzojnë  ne sportelet  e fakulteteve    ne dosje  (fasikull)   te  bardhe   e cila  duhet   te jete  unike për  te gjithë  kandidatet.

    Provimi pranues në  Fakulteti  i Bujqësisë   dhe Veterinarisë, mbahet   me date  19.7.2018 ne ora 9.00

    Te gjithë kandidatet  ne provim  pranues  duhet  ta  posedojnë   letërnjoftimin.  pate   cilën nuk mund t'i  nënshtrohen provimit  pranues.  Ne kohen e mbajtjes se provimit pranues ndalohet përdorimi i telefonave celulare!.  

    SHPALLJA  E REZULTATEVE  PRELEMINARE  DHE PERFUNDIMTARE

    1.    Shpallja  e rezultateve   preliminare    e provimit  pranues  do te   behet  me  se  voni  deri  me  22.7.2018  ne tabelat   e shpalljeve  si dhe ne ueb-faqen   e fakulteteve  përkatëse,

    2.   Shpallja  e rezultateve   përfundimtare    te provimit  pranues  do te   behet  me se voni  deri  me 26.7.2018   ne tabelat  e shpalljeve  si dhe ne ueb-faqen   e fakulteteve  përkatëse,


    E DREJTA DHE AFATI PER ANKESE

    1. Kandidatet   te  cilët  nuk: janë   pranuar   mund  t'i  paraqesin   ankese  fakultetit  përkatës   me  se  largu   48  ore  pas publikimit  te  rezultateve  preliminare   (llogariten  ditët  e punës).  Pas këtij  afati,  ankesat  nuk  do te   pranohen. Shqyrtimi  i ankesave  behet  vetëm  nga Komisioni  për shqyrtimin  e ankesave  nga fakulteti  përkatës.

    2. Kandidatet   te  cilët  nuk  janë   pranuar,   mund  t'i  tërheqin   dokumentet   e  tyre  ne  fakultetin   përkatës   me  datë 27.7.2018  dhe  me date  29 e 30 gusht  2018.

    Konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore - baçelor në vitin akademik 2018/2019 (Kliko këtu).



Arkiva e lajmeve

«dhjetor»
MaEnPrShDi
262728293012
345 6789
10 111213141516
17181920212223
24252627282930
31123456