Konkurs për plotësimin e vendeve të lira

    Konkurs për plotësimin e vendeve të lira
    Universiteti i Prishtinës në vitin e parë të studimeve, në konkursin për plotësimin e vendeve të lira, për vitin akademik 2011-2012 do të regjistrojë 3182 studentë, prej të cilëve 1356 studentë të rregullt dhe 1826 studentë me korrespondencë.


    Universiteti do të regjistrojë edhe 109 studentë të rregullt nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe  Presheva, Medvegja e Bujanoci, si dhe 154 studentë nga minoritetet: boshnjakë, romë, ashkali dhe egjiptianë dhe turq. 

    Të drejtë pranimi në Universitetin e Prishtinës kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme në Kosovë dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer. 

                 Në Universitet mund të pranohen edhe studentët nga shtetet e tjera, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT-i. 

    Kandidatët jokosovarë dhe minoritarë kanë të drejtë të konkurrojnë dhe të pranohen vetëm në kuotat e parapara për ta. 

    Kandidatë jokosovarë konsiderohen ata kandidatë që e kanë mbaruar shkollimin e mesëm jashtë Kosovës dhe me rastin e paraqitjes në konkurs, duhet t’i kenë të nostrifikuara dokumentet e shkollimit. 

    Njohja (nostrifikimi) e diplomave bëhet në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. 

    Secili kandidatë mund të konkurrojë vetëm në një Fakultet, departament apo drejtim.
    Kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Këshillit të Fakultetit, të njëjtën ditë kur janë njoftuar për rezultatet e provimit pranues. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen. Këshilli merr vendim për ankesën ditën e nesërme.

    Për më shumë klikoni këtu.

     

Arkiva e lajmeve

«shkurt»
MaEnPrShDi
2728 29303112
3 456789
10111213141516
17181920212223
2425262728291
2345678