Konkurs për lirim nga pagesa e semestrit për studentët e Universitetit të Prishtinës për vitin akademik 2012-2013
Universiteti i Prishtinës, në bazë të Vendimit të Këshillit Drejtues, nr. ref. 3/407, të datës 23.11.2012, shpall:
Konkurs për lirim nga pagesa e semestrit për studentët e Universitetit të Prishtinës për vitin akademik 2012-2013
Të drejtë lirimi nga pagesa e semestrit për vitin akademik 2012-2013 në Universitetin e Prishtinës kanë:
1. Studentët, familjet e të cilëve janë në asistencë sociale;
2. Studentët të cilët janë invalidë të luftës (qofshin ata ushtarakë apo civilë);
3. Studentët që kanë mbetur pa njërin prind si pasojë e luftës (gjatë periudhës 1.1.1998 - 12.6.1999);
4. Studentët me aftësi të kufizuara fizike;
5. Njëri nga tre ose më shumë studentët e së njëjtës familje të ngushtë që studiojnë në Universitetin e Prishtinës.
Të gjithë studentët duhet të paraqesin:
- Kërkesë për lirim nga pagesa e semestrit.
1. Studentët, familjet e të cilëve janë në asistencë sociale, i paraqesin edhe:
a. Kopjen e vërtetuar të vendimit të ndihmës sociale në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale;
b. Vërtetimin e Qendrës për Punë Sociale për familjen dhe studentin (forma shkarkohet nga ueb-faqja ose merret në QPS në Komunë);
c. Kopjen e letërnjoftimit të bartësit të ndihmës sociale;
d. Kopjen e letërnjoftimit të studentit/es;
e. Certifikatën e lindjes së studentit/es.
2. Studentët që janë invalidë të luftës (ushtarakë apo civilë) i paraqesin edhe:
a. Kopjen e vërtetuar të vendimit të pensionit për invalid të luftës apo invalid civil të luftës nga Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale ose nga komuna përkatëse;
b. Kopjen e letërnjoftimit të studentit/es invalid.
3. Studentët që kanë mbetur pa njërin prind si pasojë e luftës i paraqesin edhe:
a. Kopjen e vërtetuar të vendimit për njohjen e statusit të familjes së dëshmorit apo viktimës civile nga Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale ose nga komuna përkatëse;
b. Kopjen e letërnjoftimit të bartësit të statusit të familjes së dëshmorit/viktimës civile;
c. Kopjen e letërnjoftimit të studentit/es;
d. Certifikatën e lindjes së studentit/es.
4. Studentët me aftësi të kufizuara fizike i paraqesin edhe:
a. Kopjen e vërtetuar të vendimit për njohjen e statusit person me aftësi të kufizuara fizike nga Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale ose nga shoqatat e licencuara të personave me aftësi të kufizuara;
b. Kopjen e letërnjoftimit të studentit/es.
5. Njëri nga tre ose më shumë studentët e së njëjtës familje të ngushtë që studiojnë në Universitetin e Prishtinës i paraqet:
a. Certifikatat e lindjes së studentëve;
b. Vërtetimet e të gjithë studentëve për regjistrimin në vitin akademik
2012-2013, përveç të studentit i cili paraqet kërkesë për lirim.
Dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen në administratën e fakultetit përkatës.
Kërkesat dhe dokumentacionin e pranuar fakultetet ia dorëzojnë Komisionit për lirim në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës.
Me rastin e paraqitjes për lirim nga pagesa e semestrit, studentët duhet t’i sjellin vetëm dokumentet origjinale.
Afati i konkurrimit është prej datës 3.12.2012 deri më 17.12.2012.
Format e nevojshme për konkurrim gjenden në ueb-faqen e Universitetit të Prishtinës: www.uni-pr.edu, nga e cila mund të nxirren, të plotësohen dhe pastaj të vërtetohen nga organet gjegjëse.