KOMUNIKATË PËR SHTYP

    Universiteti i Prishtinës ”Hasan Prishtina”
    Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë

    KOMUNIKATË PËR SHTYP:

    Themelohet Trupi Këshillëdhënës në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë

    Prishtinë, 28.09.2015.

    Duke u bazuar në Rregulloren e UP-së për themelimin dhe parimet e funksionimit të Trupit Këshillëdhënës, sot, në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë (FBV) në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” u formua Trupi Këshillëdhënës i këtij fakulteti.
    Qëllimi i tij është të incioj dialogun publiko-privat në mes të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë dhe kompanive private dhe shoqatave , ashtu që të ndihmoj FBV-në të zhvillojnë programe studimore në pajtim me nevojat e tregut, zhvilloj projekte kërkimore me interes të përbashkët, t’iu ofrojë mundësi studentëve të aplikojnë njohuritë teorike në praktikë dhe ndikoj në rritjen e punësueshmërisë së tyre.
    Në këtë trup u propozuan dhe u zgjodhën anëtarë nga shoqatat, agjencitë dhe kompanitë private që operojnë në fushën e bujqësisë dhe përpunimit të qumështit në Kosovë si: Ferma dhe Qumështorja “Eurolona”, Qumështorja”Sharri”, Fitofarma, Agrovisioni, Konsoni, Pestova, Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinës në Kosovë, dhe Shoqata e Përpunuesëve të Qumështit. Kryetar i trupit u zgjodh z. Isak Begisholli, përfaqësues i kompanisë Fitofarm.
    Formimi i këtij trupi u realizua fal koordinimit dhe bashkëpunimit të ngushtë në mes të Dekanit të FBV-së Prof. Bedri Dragusha, Koordinatorit për Zhvillim Akademik në UP Z. Besnik Loxha, Koordinatorës për Zhvillim Akademik MSc. Ilirian Miftari dhe kompanisë M4Success L.L.C e cila ka qenë e angazhuar të ndihmoj 8 njësi akademike në përpjekjet e tyre për të krijuar trupat këshillëdhënëse..
    Kjo iniciativë u përkrah nga projekti EYE “Rritja e punësimit për të rinj”, të financuar nga Zyra Zvicrane për Bashkëpunim SDC në emër të Universitetit të Prishtinës.



Arkiva e lajmeve

«shkurt»
MaEnPrShDi
2728 29303112
3 456789
10111213141516
17181920212223
24252627 28291
2345678