K O N K U R S

    Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, Prishtinë
    (në koordinim me programin Agro-USAID)

    shpall

    K O N K U R S

    Për vendin e punës: Koordinator i Qendrës së Karrierës në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë

    Detyrat dhe përgjegjësitë:

    Koordinon punët me studentë në zyrën e Qendrës së Karrierës
    Përpilon listën e studentëve të posa diplomuar të të gjitha drejtimeve
    Përpilon listën e kompanive private që merren me agrobiznis
    Organizon eventet e ndryshme në të mirë të promovimit të Qendrës
    Përgatitë materiale të ndryshme propaganduese dhe informuese për Qendrën
    Asiston në organizimin e trajnimeve, ditëve fushore si dhe B2B-ve të ndryshme me studentë
    Futja dhe ri-freskimi i të dhënave në ueb-sajtin e Qendrës së Karrierës

    Kualifikimet e nevojshme - dëshmitë:
    Bachelor Degree në Agronomi - diplomë
    Njohja e gjuhës angleze - e preferuar
    Njohja e punës me kompjuter Microsoft Office (word, excel dhe power point), internet, databazë)
    Aftësi të drejtshikrimit në gjuhën shqipe, si dhe në gjuhën angleze - e preferuar

    CV-ja, letra motivuese, dëshmitë e kërkuara, kurset e ndjekura, si dhe 1 referencë duhet të dorëzohen në Administratën e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë në Prishtinë.

    Kohëzgjatja e kontratës është për një periudhë prej 1 viti
    Orari i punës: 10:00am - 15:00pm
    Afati i konkurimit është prej datës 04/12/2015 deri me datë 11/12/ 2015, deri në orën 16:00.

    Konkursi është i hapur 7 ditë nga dita e publikimit.
    Kërkesat e dërguara  pas datës së fundit të konkurrimit nuk do të pranohen.

    Prishtinë, me 04/12/2015     

      D E K A N I
     Prof. Asoc. Dr. Bedri Dragusha



Arkiva e lajmeve

«maj»
MaEnPrShDi
27282930123
4 5678910
11121314151617
181920 21222324
25262728293031
1234567